BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Zoran Zaev optimist për negociatat, Shkupi pret arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë para 22 qershorit

Zoran Zaev optimist për negociatat, Shkupi pret arritjen e

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është shprehur optimist në lidhje me Samitin e vendeve të BE, duke shpresuar më shumë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për vendin e tij. Zaev ka paralajmëruar se deri më 22 qershor që është edhe data e përcaktuar për samitin, do të ketë intensifikim të takimeve me autoritetet bullgare, në përpjekje për të zgjidhur problemet mes dy vendeve, probleme të cilat shkaktuan dhe veton Bullgare dhe mos hapjen e negociatave deri ani për Maqedoninë. Shefi i ekzekutivit maqedonas ka deklaruar se deri në Samitin e BE-së do të mbahen disa takime, referuar Samitit në Antali më 17 qershor si dhe samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut më 14 qershor. Të tilla Samite Zaev i ka konsideruar si mundësi potenciale për të pasur takime me zyrtarë të lartë bullgarë. “Besoj se do të shohim njëri-tjetrin në mënyrë bilaterale sepse ministrat tanë të Punëve të Jashtme po bashkëpunojnë me ekipet e tyre, duke zhvilluar një plan për bashkëpunim. Po punohet për plan sektorial nga të gjitha fushat, besoj se do ta përcaktojmë deri në fund. Unë madje besoj se Konferenca Ndërqeveritare mund të mbahet në periudhën e ardhshme, dhe ndërkohë të gjitha gjërat e nevojshme mund të miratohen”, theksoi Zaev. Ai shtoi se intensifikimi i takimeve dhe afrimi tek zgjidhje mund të ndihmojë që shteti bullgar ti japë me bindje OK heqjes së vetos. “Para nesh është koha, një periudhë të rëndësishme, besoj se mund të përdorim në maksimum të gjitha takimet e mundshme për të arritur suksesin përfundimtar”, tha kryeministri. Ndërkohë opozita maqedonase duket se nuk është dakord me punën e bërë nga qeveria dhe sidomos nga kreu i qeverisë Zaev. Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, të premten deklaroi dy ditë më parë se e konsideron të pakushtëzuar kryerjen e tradhtisë kombëtare dhe negocimin e historisë dhe gjuhës maqedonase edhe pse kryeministri Zaev dhe ministrat e tij e kanë sqaruar disa herë se bisedimet me Bullgarinë nuk do të prekin në asnjë mënyrë këto dy shtylla, të cilat i kanë konsideruar tema të ndaluara. Të Dje, Zaev i vlerësoi deklaratat e Mickoskit si deklarata jo serioze, veçanërisht për faktin se vijnë nga lideri i partisë më të madhe të opozitës. Zaev theksoi se kjo vetëm mund të shkaktojë pasoja të dëmshme dhe të bllokojë procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Raportet me BDI

Pavarësisht faktit që qeveria e Maqedonisë së Veriut është në punë intensive sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, për të mos u anashkaluar janë edhe ngjarjes në politikën kombëtare. Kryeministri  Zoran Zaev të dielën ka shprehur kënaqësinë që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbylli agjendën etnike dhe tani është përqendruar tek qytetaria, me agjendën e saj të gjelbër. Të shtunën BDI njoftoi se agjenda e gjelbër do të jetë shtylla kryesore e programit të saj partiak.  “Mjaft më me fjalët shqiptarë, maqedonas, serbë, turq, vlleh. Ne kemi qytetarë në vend. Unë dua ta mirëpres atë sepse është një hap përpara, veçanërisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet në bllokun politik shqiptar. Është shumë e rëndësishme kur politikanët dalin në publik dhe japin fjalën e tyre. Kjo do të thotë zotim dhe detyrim për ta zbatuar atë në praktikë. Këtë e mendoj për Lidhjen Social Demokrate (LSDM), por edhe për BDI-në dhe të gjitha partitë e tjera politike”, ka deklaruar Zaev. Ai theksoi se qytetarët presin nga LSDM-ja dhe BDI-ja, por edhe nga Lëvizja Besa, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe të gjitha partitë të tjera që janë pjesë e koalicionit qeveritar, që në të ardhmen të punojnë për forcimin e të drejtave të punëtorëve, të punojnë për agjendën e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit si dhe zhvillimin e ekonomisë. Gjatë19-vjetorit të formimit të BDI-së, kreu i saj Ali Ahmeti tha se agjenda e gjelbër si shtyllë kryesore vjen pas realizimit të agjendës së Marrëveshjes së Ohrit, për të drejtat e shqiptarëve. “Ne kemi vendosur barazi përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së paqes të Ohrit, legalizimit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, decentralizimit, simboleve dhe kulturës kombëtare, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, integrimit në NATO, duke marrë dritën jeshile për anëtarësimin në BE”, deklaroi Ahmeti.

Më të lexuarat