BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Zvogëlohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, policia e shqetësuar nga përgjigjet e shenjave që gjetën në vendngjarje (DETAJE)

Zvogëlohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 20-vjeçares

Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch në sy të bashkëshortit dhe foshnjës së saj 11-muajshe i trondit të gjithë. Një krim, i cili po vë në vështirësi edhe policinë greke.

Raundi i parë i rezultateve të ADN-së ka përfunduar por nuk është zbuluar asgjë. Të gjitha materialet që janë gjetur tek e reja, nuk kishin asnjë informacion të vlefshëm për hetuesit, duke e çuar ngjarjen në një pikë kritike.

Po ashtu, fat nuk është pasur edhe me skicën e të dyshuarve që është ndërtuar. Skica është krahasuar me profilet e 30 kriminelëve por deri më tani nuk ka pasur asnjë të re dhe asnjë përputhje me ta. Për t’ju afruar autorëve, Policia ka ngushtuar rrethin.

Lista e të dyshuarve është zvogëluar në 10 persona, që përbëhet nga kriminelë të kombësive të ndryshme, gjë që e bën edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes që tronditi opinionin publik.

“Është një rast i vështirë. Na duhet më shumë kohë sesa mendonim, por po i afrohemi zbardhjes,”-tha një oficer policie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

Deri më tani hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.