Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtarët e BE shpalosin strategjinë për Ballkanin, asgjë e re për Kosovën

Zyrtarët e BE shpalosin strategjinë për Ballkanin, asgjë e re për Kosovën

Postuar: 06/02/2018 - 16:41

Komisioni Evropian e ka miratuar sot në Strasburg “Strategjinë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunim më të madh të Bashkimit Evropian në rajon”. Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë shpalosur këtë strategji për Ballkanin, thuajse me asgjë të re nuk është për Kosovën.
 
Strategjia thotë se Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocjimit dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane, aty ku rrethanat objektive e lejojnë.
 
Mogherini tha se ka një perspektivë të qartë të BE-së për rajonin, e mbështetur me gjashtë nisma të reja anëtare.
“2025 nuk është një ditë synimi, por një perspektivë për ata që negociojnë ose të tjerët që do të fillojnë për të negociuar. Le ta bëjmë të ndodhë. Ta sjellim Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Jo në një të ardhme të largët, por në brezin tonë", tha sot ajo.
 
Sot, Komisioni Evropian njoftoi gjashtë veprime specifike që BE-ja do të marrë përsipër vitet e ardhshme për të mbështetur përpjekjet transformuese të Ballkanit Perëndimor në fusha me interes të ndërsjellë.
Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi se investimi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor nënkupton investimin në sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit tonë. 
“Megjithëse nuk do të ketë zgjerime të mëtejshme nën këtë mandat, sot Komisioni Evropian po vizaton rrugën evropiane përpara për Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të fortë politik, reforma reale dhe të qëndrueshme dhe zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet me fqinjët, Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugët e tyre evropiane. Nëse kjo arrihet, do të varet nga meritat e tyre objektive. Komisioni Evropian do të jetë rigoroz, por gjithashtu do të jetë i drejtë. Do të udhëtoj në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor në fund të këtij muaji me një mesazh të qartë: të vazhdojmë reformimin dhe do të vazhdojmë të mbështesim të ardhmen tuaj evropiane", ka thënë ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:21

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur mes nxënësve të një shkolle në qytetin e Malishevës në Kosovë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 21:44

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të

Postuar: 20/09/2019 - 20:05

Një rrëfim rrëqethës i vogëlushes Yllka, ka përlotur kryetrin e Partisë demokratike të Kosovës, K

Postuar: 20/09/2019 - 18:51

Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë,

Postuar: 20/09/2019 - 18:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se askush nuk do të lejohet t’i

Postuar: 20/09/2019 - 16:49

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësi

Postuar: 20/09/2019 - 15:10

Katica Janeva qëndron në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancin