Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtari i NATO: Raportet Kosovë-Serbi, ndër sfidat më thelbësore për rajonin

Postuar: 19/11/2019 - 15:08

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Ai konfirmon se NATO do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.
 
Lidhur me masat e paralajmëruara nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për bashkëpunimin e ardhshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi institiconet e Kosovës miratuan ligjet për transformimin e saj në ushtri, Appathurai thotë se kjo çështje ende po diskutohet brenda NATO-s, mirëpo shpreh sigurinë se pasoja do të ketë.
 
Zyrtari i lartë i NATO-s në këtë intervistë flet edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO përderisa për Serbinë thotë se paanshmëria politike ose mospërfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleancën që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.
 
 Zoti Appathurai, shumë shpejt bëhet një vit që kur NATO-ja i ka ftuar autoritetet e Bosnje e Hercegovinës të paraqesin Programin Vjetor Kombëtar (ANP). Asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. A ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit mund të obligonit autoritetet në Sarajevë që ta bëjnë këtë?
 
James Appathurai: Natyrisht se nuk ka. Ne u kemi ofruar atyre një ftesë, që të themi se jemi të hapur për të pranuar Programin Vjetor Kombëtar dhe jemi ende të hapur për këtë. Nga këndvështrimi ynë, ne duam që të dorëzojnë planin sepse kjo na jep mundësinë më shumë për të përkrahur reformat në Bosnje dhe Hercegovinë. Mendoj se të gjithë, në gjitha segmentet e qeverisë, por edhe qytetarët duan që reformat të zbatohen dhe kjo na mundëson që t’i ndihmojmë ata. Natyrisht se aty ka jehonë politike, por në të vërtetë është një mjet praktik për ne. Pra, ne jemi shumë të hapur që autoritetet e atjeshme të na dërgojnë planin, por sigurisht ne nuk i detyrojmë ata, ne nuk imponojmë asgjë. Kjo varet nga institucionet dhe qytetarët e vendit.
 
Kur bëhet fjalë për qeverinë, çështja e NATO-s është një pengesë për formimin e qeverisë. Si e shihni rolin e NATO-s në të ardhmen politike të vendit?
 
James Appathurai: Është e rëndësishme të sqarohet se NATO-ja kurrë nuk e ka vendosur si kusht që formimi i qeverisë është në njëfarë forme i ndërlidhur me ANP-në. Ne nuk kemi nevojë që qeveria ta bëjë këtë një çështje që përcakton nëse arrijnë ose jo ta formojnë atë. Sa na përket neve, sigurisht se ajo na duhet nga qeveria dhe jo nga një pjesë e saj. Kjo është shumë e rëndësishme. Por, ky është diskutim i brendshëm në Bosnje për formimin e qeverisë. Ne nuk i kemi ndërlidhur këto dy çështje.
 
A ka ndonjë afat kohor për paraqitjen e Programit Vjetor? Thirrja e juaj e vitit 2018, a po qëndron pezull derisa ata të lëvizin përpara apo ekziston një kufi kur do të thuhet “mjaft më”?
 
James Appathurai: Nuk ka afat kohor. Ne mund të vazhdojmë bashkëpunimin në kuadër të programit ekzistues dhe kjo është ajo që bëjmë. Ne kemi një zyrë në Bosnje që ndihmon dhe mbështet reformën në mbrojtje. Reforma në mbrojtje është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të përgjithshëm të reformës në vend, sepse mbrojtja duhet të jetë një çështje kombëtare në çdo vend të botës. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e Forcave të Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes, ne kemi një program për këtë, në marrëveshje me qeverinë. ANP-ja do ta ngriste këtë në një nivel më të lartë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur për të, por nuk ka ndonjë afat kohor dhe ne nuk u imponojmë asgjë.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 10:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE

Postuar: 08/12/2019 - 08:18

Udhëheqësit e Kosovës kanë reaguar dje njëzëri duke dënuar mohimet e krimeve të luftës nga Beogra

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj t

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është