BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

rusi-2018-sport

I dedikoi golin mamasë, Lukaku tregon historin e veçantë: Një ditë e gjeta duke qarë, u betova se do t’i ndryshoj jetën

I dedikoi golin mamasë, Lukaku tregon historin e veçantë:

Romelu Lukaku realizoi ‘dopietë’ dje për Belgjikën në fitoren 3-0 kundër Panamasë dhe në një nga golat e festoi duke thënë: “mama të dua”.

Për të kuptuar më mirë arsyen përse futbollisti me ngjyrë bëri këtë dedikim ju sjellim rrëfimin e tij pak ditë më parë për “Players Tribune”:

“Mbaj mend momentin ekzakt, kur kuptova se ishim të varfër, por jo thjesht të varfër. Isha 6 vjeç dhe kur u ktheva nga shkolla në shtëpi, pashë nënën time duke qarë. Menuja e drekë ishte si e ditëve të mëparshme: bukë dhe qumësht, i shtuar me ujë. Ishte gjithçka që kishim. Foton e nënës time pranë frigoriferit e kujtoj çdo ditë.

Në atë moment u betova se do të bëja gjithçka që të mos e shihja më nënën time në ato kushte. Babai im ishte lojtar profesionist, po nuk luante më. Nuk kishim më lekë. U zhduk televizori dhe nuk shihja më futboll, më pas na hoqën korrentin për javë të tëra. Edhe uji më pas. Dushin e bëja në pellgjet rrugës. I thashë nënës se do të ndryshonte çdo gjë.

I kërkova babait se kur mund të luaja si profesionist. ‘16 vjeç’ – më tha dhe me vete mendova se atë ditë bota do të ndryshonte për ne. Kur isha 11 vjeç, nisa të luaj me Liezhin dhe dëgjoja prindërit e lojtarëve të tjerë, të cilët ankoheshin se isha më i madh në moshë. Dyshonin dhe më thoshin se nuk isha belg. U përgjigjesha: ‘jam belg, i lindur në Anversë’.

Kjo gjë më dha më shumë forcë. E vetmja gjë që doja ishte që t’i çoja kundërshtarët në shtëpi duke qarë. Nga ajo kohë, objektivi im ishte një: të bëja histori në futbollin belg. Nuk mendoja thjesht të isha mes më të fortëve, por të isha më i miri. Kujtoja që nuk mund të shikoja Championsin në tv, kujtoja si më shikonin prindërit e lojtarëve të tjerë.

Kur isha 12 vjeç, kisha shënuar 76 gola në 34 ndeshje. Vura një bast me trajnerin e ekipit U-19 të Anderlehtit: më lër të luaj dhe do të shënoj mbi 25 gola deri në dhjetor. Nëse nuk e bëj, do të rri në stol. Ai qeshi, sepse, nëse do ta bëja, duhej të pastronte gjithë autobusët që klubi përdorte për të sjellë fëmijët në stërvitje, do të gatuante për gjithë skuadrën çdo ditë. Më 25 nëntor po hanim të gjithë gatimet e tij.

Trajneri i ekipit të parë më telefonoi dhe më tha të ngrihesha nga divani, sepse më kishte grumbulluar. Nuk e besoja. Më aktivizoi në minutën e 63-të dhe po më dukej vetja në parajsë. Humbëm finalen, por kuptova se kisha fituar bastin tim.”

Më pas historia dihet, e ardhmja në Premier League, aktualisht me Mançesterin Junajtid, që e bleu për 85 milionë euro. “Leksioni është një dhe vetëm një: nuk duhet kurrë të tallesh me një të varfër, me një që ka luftuar varfërinë dhe ka vuajtur për të ngrënë”, – ka përfunduar Lukaku.