Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Pancerat” luajnë deri minutën e fundit, fitore e madhe për Gjermaninë

Postuar: 24/06/2018 - 07:55

Gjermania arriti me mjaft mund dhe thuajse nga hiçi një fitore që i jep vlerë asaj në këtë kampionat botëror. Mundi në sekondën e fundit të ndeshjes Suedinë me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje e çmendur, ku të parët shënuan suedezët, ndërsa në pjesën e dytë Marko Rojs dhe Toni Kros përmbysën, duke i dhënë fitoren përfaqësueses gjermane. Nuk ishte ndeshja më e mirë për ekipin e Joakim Lëv, por në fund fitorja shijon, pasi e mban Gjermaninë në vallen e kualifikimit dhe në ndeshjen e fundit do të luajë përballë Koresë së Jugut, në një ndeshje thuajse si finale. Në fakt, Gjermania e nisi mjaft dobët ndeshjen e mbrëmshme ndaj Suedisë. Në pjesën e parë gjermanët nuk arritën të shpalosin asnjë gjë nga vlerat e tyre dhe u ndjenë nën presionin e kundërshtarit që luajti me mjaft kujdes dhe arriti të kalonte në avantazh me anë të Ola Toivonen. Ky gol shokoi gjermanët që po kuptonin se skemat e tyre taktike nuk po funksiononin dhe e kishin shumë të vështirë të gjenin hapësira në mbrojtjen kundërshtare. Madje suedezët mund të kishin dyfishuar shifrat nëse Nojeri nuk do të bënte mrekullinë me pritjen e tij në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë dominimi gjerman ishte i dukshëm, por edhe tensioni gjithashtu. Rojs realizoi golin e barazim it në një aksion ku topi shkoi në portë me dhunë. Për minuta të tëra Gjermania sulmon e Suedia mbrohet. Dhjetë minuta para fundit Boateng del me karton të kuq, por gjermanët nuk e ulën ritmin dhe besuan deri në fund. Në minutën e 5-të shtesë, një goditje dënimi nga krahu i majtë u shndërrua në gol nga Kros. Frymëmarrje për trajnerin Lëv dhe tifozët gjermanë, teksa shpërthyen në lot ata suedezë.

Meksika bën ligjin në grupin E, mund edhe Korenë e Jugut dhe kualifikohet

Meksika fiton edhe ndaj Koresë së Jugut dhe tashmë është shumë pranë kalimit në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës. Përfaqësuesja “Tricolor” e drejtuar nga kolumbiani Juan Carlos Osorio, pas suksesit ndaj Gjermanisë u konfirmua si nga skuadrat më të forta të grupit F dhe tashmë kryeson e vetme me pikë të plota 6. Ishte një ndeshje në të cilin ritmin e diktonte Meksika që e kërkoi me ngulm golin derisa sa e gjeti atë me një penallti të akorduar nga gjyqtari Maziç për një prekje të topit me dorë brenda zone dhe të kthyer në gol nga Karlos Vela. Në minutën e 66-të sulmuesi Çiçarito shënoi një gol me peshë duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur fitoren e Meksikës. Goli i nderit për Korenë e Jugut u realizua nga ylli i skuadrës Son në minutat shtesë./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/07/2018 - 20:33

“Rusi 2018” në syrin e ish-trajnerit të Milanit, Alberto Xakeronit, i cili në karrierën e tij ka përjetuar një përvojë Botërori, teksa në “Brazil 2014” ka drejtuar Japoninë.

Postuar: 16/07/2018 - 17:24

Kombëtarja e Francës ka mbërritur para pak çastesh në Paris me trofeun e Botërorit të cilin e fit

Postuar: 16/07/2018 - 16:25

Sot e gjithë Kroacia do të jetë në këmbë për të përshëndetur heronjtë e Kampionatit Botëror.

Postuar: 16/07/2018 - 14:37

Pas një Botërori tjetër zhgënjyes në Rusi, Argjentina shkarkoi nga puna trajnerin Jorge Sampaoli,

Postuar: 16/07/2018 - 14:27

Pas finales historike ndaj Francës të humbur me rezultatin kombëtarja e Kroacisë është kthyer në

Postuar: 16/07/2018 - 13:15

Gazeta britanike “The Telegraph” ka përzgjedhur formacionin më të keq të historisë së