BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

rusi-2018-sport

Pritje heroike për Kroacinë/ Daliç përlotet: Ballkanasit festojnë si kampionë

Pritje heroike për Kroacinë/ Daliç përlotet: Ballkanasit

Kupa e Botës nuk erdhi, por Kroacia në Botërorin e Rusisë e shkroi historinë e saj. Luka Modriç me shokë e mbyllën në vend të dytë, të mundur vetëm nga Franca në finale (4-2). Por, ata fituan jashtë fushe. Dhe nëse Kroacia nuk do të ishte 4 milionë banorë, por sa francezët (65 milionë), atëherë festa e tyre do ta kishte eklipsuar edhe atë të kampionëve të sapokurorëzuar të botës. Sepse rikthimi në vendlindje me medaljen e argjendtë ishte i denjë për një skuadër kampione bote. Qindra mijëra njerëz lanë punët e tyre për të përshëndetur rezultatin më të lartë të arritur ndonjëherë në histori nga skuadra e Zlatko Daliçit.

ORA 15:08 – Dy MIG-21 të ushtrisë kroate u panë në qiellin e Zagrebit, ndërsa 22 nënkampionët e botës, së bashku me trajnerin dhe stafin iu drejtuan aeroportit të kryeqytetit kroat. Mijëra njerëz ishin mbledhur në aeroport për t’i dhënë përshëndetjen e parë lojtarit më të mirë të turneut (Modriç), i cili doli i pari nga dera e avionit, ndërsa autokolona nga pista deri në qendër të kryeqytetit në sheshin “Bana Jela?i?a”, regjistroi mbi 550 mijë tifozë. Thirrjet “Ju jeni kampionët”, që shoqëruan Modriçin me shokë drejt autobusit të hapur, prekën edhe trajnerin Zlatko Daliç, i cili nuk i mbajti dot lotët, teksa përshëndeste popullin e tij. Edhe kapiteni Modriç e harroi për pak çaste zhgënjimin e pak orëve më parë dhe ndezi edhe vetë një flakadan për të festuar bashkë me tifozët, ndërsa Vrsaljko e braktisi për pak çaste autobusin për ta bërë rrugën mbi motorin e një polici. Sa më shumë autobusi i afrohej qendrës, aq më e pamundur ishte të depërtonte drejt saj, me tifozët që kërkonin të preknin heronjtë e tyre dhe shoferit, të cilit iu desh të ndalonte disa herë.

KOMENTET E SHTYPIT – “Kjo është dalja më masive e njerëzve në shesh që prej vizitës së Papës në vitin 1994”, komentonte me krenari shtypi kroat. Policia kishte marrë të gjitha masat që festa të përfundonte pa incidente, por turma që pushtoi rrugët e Zagrebit kaloi çdo pritshmëri. Nuk munguan plagosjet e lehta. Ky sukses është përshkruar si eventi më i rëndësishëm në historinë e sportit kroat, duke rikthyer krenarinë kombëtare dhe unitetin në vendin që bëri një luftë për të fituar pavarësinë nga Jugosllavia në vitet 1990.

MASAT – Hekurudha përgjysmoi çmimet e biletave për tifozët në mënyrë që pjesëmarrja të ishte sa më masive, ndërsa Bashkia e Zagrebit vendosi që për 24 orë transporti publik të ishte falas. Edhe televizioni shtetëror i bëri thirrje popullit për të dalë në masë në rrugë dhe përshëndetur heronjtë e tyre. Me thirrjet “kampionë… kampionë”, ndoshta ata e harruan për pak orë se ata ishin humbës në “Luzhniki”./ panorama

Më të lexuarat