BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

rusi-2018-sport

Publikohet formacioni më i mirë i “Rusi 2018”, ja cilët janë 11 lojtarët

Publikohet formacioni më i mirë i “Rusi 2018”, ja

 Botërori i Rusisë përfundoi me kampionen e re, Francën, e cila mposhti në finale Kroacinë dhe merr, kësisoji, kurorën e Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.Janë momente bilanci për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne, edhe për vetë FIFA-n, ashtu si edhe për mediat. “Goal.com” ka publikuar top-formacionin e kësaj Kupë Bote, me 11 lojtarët më të mirë, sipas roleve përkatëse.

  1. Jordan Pickford | Portier | Angli – Është e mrekullueshme të mendosh se, para Kupës së Botës, shumë veta mendonin nëse Jordan Pickford ishte zgjidhja më e mirë për të luajtur në portën e Anglisë.
  2. Raphael Varane | Qendërmbrojtës | Francë – Raphael Varane është mbrojtësi i cilësisë së lartë, që kishte spikatur qysh përpara transferimit të tij te Real Madridi, në vitin 2011. Ai ishte një shkëmb në repartin e pasmë të “les Bleus” dhe bëri një ndryshim të dukshëm në finale, pasi Franca mundi Kroacinë 4-2, por ndikimi i tij më i dukshëm erdhi në çerekfinale, kur shënoi një gol vendimtar për të mposhtur Uruguajin.
  3. Domagoj Vida | Qendërmbrojtës | Kroacia – Momenti më i mirë i Domagoj Vidës erdhi pasi shënoi në kohën shtesë për Kroacinë, në çerekfinale, edhe pse Rusia shpejt e shpërtheu atë flluskë, para se penalltitë ta shihnin Vida & Co sërish në gëzim.
  4. Diego Godin | Qendërmbrojtës | Uruguaji – Diego Godin përdori gjithë përvojën e tij për të ndihmuar në frymëzimin e Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës 2018.
  5. Kevin De Bruyne | Mesfushor i djathtë | Belgjikë – Është e pamundur të përcaktohet saktësisht se ku mund të vendoset Kevin De Bruyne, i cili shkëlqeu kudo që Roberto Martinez e vendosi për Belgjikën në Botërorin 2018. Momenti më i paharrueshëm i De Bruyne erdhi pasi goli i tij eliminoi Brazilin në çerekfinale, por roli i tij triumfues, në përmbysjen e madhe kundërsulmuese ndaj Japonisë në 1/8 finale, nuk meriton të harrohet. Një lojtar i klasit botëror i Kupës së Botës.
  6. Lluka Modriç | Mesfushor qendre | Kroacia – Ylli i Kroacisë, Lluka Modriq, nuk mund të mbetet kurrsesi jashtë top-formacionit të Botërorit të Rusisë. Më në fund, kroati i Real Madridit përjetoi një turne ndërkombëtar të denjë me kombëtaren e tij.
  7. N’Golo Kante | Mesfushor qendre | Francë – N’Golo Kante luajti 90 minuta në çdo ndeshje, deri në finale, kur mesfushori i Francës u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi luftoi për t’u marrë me mesfushorët e Kroacisë.
  8. Ivan Perishiq | Mesfushor i majtë | Kroacia – Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perishiq, ishte një simbol i etikës së punës pa ndalesë, që përshkoi kohën e kombit ballkanik në Kupën Botërore 2018. Goli i tij dhe asistimi në fitoren e gjysmëfinales ndaj Anglisë u pasua nga një tjetër gol i spikatur në finale, i cili barazoi rezultatin përkohësisht 1-1, edhe pse më tej u konsolidua humbja e të tijve ndaj Francës.
  9. Kylian Mbappe | Mesfushor i djathtë | Francë – Ai është e ardhmja e futbollit francez dhe tani, pa asnjë dyshim, një pasues i denjë i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, si lojtari më i mirë në këtë sport.
  10. Eden Hazard | Sulmues | Belgjikë – Sulmuesi më i mirë i Belgjikës në këtë Botëror, Eden Hazard shkëlqeu me tre gola, dy asistime dhe një numër të pafund driblimesh kërcënuese.
  11. Antoine Griezmann | Sulmues | Francë – Antoine Griezmann nuk kishte të njëjtin ndikim në lojën e hapur, si në “Euro 2016” për Francën, por ndikimi i tij fenomenal në goditjet standarde dhe nga distanca nuk mund të neglizhohen