BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

rusi-2018-sport

Rusia shkëlqen sërish dhe siguron kualifikimin, “Faraonët” e Egjiptit kthehen në shtëpi

Rusia shkëlqen sërish dhe siguron kualifikimin,

Rusët sigurojnë fitoren e dytë në grup dhe praktikisht kalojnë në raundin tjetër, kurse Egjipti duhet të ngushëllohet me faktin se në këtë ndeshje shënoi golin e nderit Salah

Rusia siguron fitoren e dytë në grupin A dhe në të njëjtën kohë me gjashtë pikë siguron kalimin e turit, edhe pse mbetet të luajë dhe një ndeshje të fundit në grup, atë ndaj Uruguajit. Pjesa e parë midis Rusisë dhe Egjiptit u mbyll në barazim 0-0. Rastet më të mira për shënim i patën rusët, të cilët të ndihmuar nga një publik i zjarrtë dhe i shumtë në numër patën mbështetjen e duhur për të krijuar epërsi. Gjithsesi, egjiptianët u mbrojtën mirë dhe tentuan të bëjë befasinë në kundërsulm. Në fushë nga minuta e parë zbriti edhe Mohamed Salah, por dukej se nuk ishte ende gati për të qenë në 100% të formës së tij. Gjithsesi, në fund të pjesës së parë Salah lëshoi një gjuajtje të bukur duke u rrotulluar në hyrje të zonës, por topi përfundoi jashtë. Në pjesën e dytë rusët patën fatin me vete, pasi egjiptianët vetëndëshkohen nga një autogol. Një top pa pretendime në zonë nuk u largua si duhet nga Ahmed Fathi, i cili devijon keq dhe topi përfundon në rrjetën e egjiptianëve. Goli u dha qetësi rusëve që nisën të menaxhonin ndeshjen, kurse Egjipti në disavantazh nuk kishte rrugë tjetër veçse të sulmonte. Por egjiptianët nuk kanë qartësi në veprimet e tyre dhe përballë rusëve të motivuare kjo bëhet akoma më e vështirë. Atëherë kur pritej të shpërthente Egjipti ndodh e kundërta, është Rusia që në vetëm 3 minuta realizon dy gola, duke i vënë “kapak” fitores. Kështu, në minutën e 59-të realizoi Denis Çerishev (goli i tretë i tij në këtë Botëror), ndërsa në minutën e 62-të realizoi Zorbia, duke tronditur keqas Egjiptin. Një gabim në mbrojtje u kushtoi shumë “Faraonëve”, gjë që irritoi mjaft edhe trajnerin Hektor Kuper. Gjithsesi, atë që nuk e bën për 70 minuta Egjipti nisi ta bëjë në minutat e fundit, duke krijuar ritëm të lartë. Salah fiton një penallti në minutën e 73-të, të cilën e shndërron po vetë në gol. Ndeshja ndizet në maksimum dhe ka tension. Egjipti i jep vlerë vetes në sulm, kurse Rusia ndodhet nën presion. Gjithsesi, rusët kanë qetësinë e duhur në minutat e fundit për të mbajtur epërsinë e rezultatit. Salah duhet të kënaqet me faktin se la gjurmën e tij me golin e nderit për Egjiptin, ndërsa i mbetet të luajë dhe për statistikë ndeshjen e fundit në grup ndaj Arabisë Saudite./ Adriatik BALLA

Grupi A

Ndeshjet

Xhiro 1

Uruguaj-Egjipt            1-0

Rusi-Arabia Saudite    5-0

Xhiro 2

Egjipt-Rusi      1-3

Arabi Saudite-Uruguaj (20 qershor)

Renditja

Rusia               6

Uruguaji          3

Egjipti             0

Arabia Saudite            0


 

Më të lexuarat