BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

rusi-2018-sport

Surpriza në grupin H/ Japonia mund Kolumbinë, Polonia rrëzohet nga Senegali

Surpriza në grupin H/ Japonia mund Kolumbinë, Polonia rrëzohet

Japonezët fituan 2-1, por fitorja u lehtësua pasi Kolumbia mbeti me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes. Polakët pretendentë u shthurën ndaj afrikanëve dhe pësuan disfatë 2-1

Grupi H erdhi me surprizat më të mëdha në këtë Botëror, pasi në të dy ndeshjet fituan skuadrat që nuk llogariteshin favorite. Kështu, në duelin midis Kolumbisë dhe Japonisë fituan aziatikët me rezultatin 2-1, duke befasuar plotësisht, për më tepër që kolumbianët kanë një ekip yjesh. Por vendimtar rezultoi dalja me karton të kuq e Sançezit. Në ndeshjen tjetër, Polonia që shihej favorite humbi ndaj Senegalit 2-1, duke përbërë një tjetër surprizë të këtij Botërori. Mes Kolumbisë dhe Japonisë në Grupin H pati surpriza të shumta. Emra të tillë si Falkao, Kuadrado e James Rodriguez me shokë nuk arritën të merrnin qoftë një pikë përballë përfaqësueses aziatike, që diti të shfrytëzonte superioritetin numerik që nga minuta e 3-të, moment kur Sançez u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali me dorë topin që po i drejtohej rrjetës, duke fituar në fund 1-2. Shinji Kakaëa i dha avantazhin fillestar Japonisë në minutën e 6-të nga pika e bardhë, por Kolumbia mundi të rikthente ekuilibrat në rezultat në minutën e 39-të, kur Juan Quintero ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi që u kontrollua nga portieri Kavashima, por përtej vijës fatale. Në pjesën e dytë trajneri i Kolumbisë Pekerman hodhi në fushë James Rodriguezin në vend të Quinteros, ndërsa në krahun tjetër Kagava ia vendin një lojtari me shumë eksperiencë si Keisuke Honda. Pikërisht pas një krosimi të ish-futbollistit të Milanit nga këndi, Yuya Osako devijoi topin me kokë drejt rrjetës për golin e 1-2. Kolumbia tentoi gjithçka në minutat e fundit për të shmangur humbjen, por japonezët, falë edhe superioritetit numerik morën një fitore historike, që ishte e para përballë një skuadre latino-amerikane. Ndërkohë, po në grupin H, Polonia doli blof përballë Senegalit, duke regjistruar një tjetër surprizë të këtij Botërori. Kundërshtarët e polakëve ishin të frikshëm që përpara fillimit të takimit, pasi emra si Mane, Niang dhe Kulibali, tregonin se kjo ndeshje do të ishte e luftuar deri në momentin e fundit. Gjithçka doli sipas parashikimit, megjithëse ata që e kërkonin golin me ngulm në minutat e fundit ishin polakët. Kombëtarja ku aktivizohet edhe ylli i Bajernit, Levandovski ka zhgënjyer totalisht në ndeshjen e sotme, por goli i dytë që ka vulosur edhe fitoren e Senegalit ishte disi i çuditshëm. Niang i dalë nga fusha e lojës, menjëherë pas sinjalizimit të marrë nga arbitri ka marrë topin në kundërsulm duke kaluar portierin e Juventusit dhe duke e dërguar atë në rrjetë, pas një gafe qesharake të lojtarëve të Polonisë./ /Adriatik BALLA

Grupi H

Ndeshjet

Kolumbi-Japoni           1-2

Poloni-Senegal            1-2

Renditja

Japonia            3

Senegali           3

Kolumbia        0

Polonia            0

Më të lexuarat