
BREAKING NEWS
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë

x
Uruguaji mposht Portugalinë dhe kalon në çerekfinale, Ronaldo lë Botërorin mes lotësh

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Korrik 2018

Uruguaji i bashkohet Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi mundi mbrëmë Portugalinë e Kristiano Ronaldos me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje e madhe për të dyja skuadrat, por Portugalia u përball me një skuadër mjaft cilësore dhe e kishte të pamundur të përballonte sulmin e fuqishëm të Kavanit e Suarezit, dy prej më të mirëve në botë dhe lojtarë që rezultuan vendimtarë, sidomos Kavani me dy golat e tij. Në fakt, Uruguaji tregoi se është një prej ekipeve më të forta në këtë Botëror. Skuadra që drejtohet nga trajneri Tabarez bëri një lojë shumë të mirë në të dy pjesët, duke u mbrojtur me kujdes dhe duke kundërsulmuar rrezikshëm dhe ia doli të kalonte dy herë në epërsi. Heroi i takimit për amerikanojugorët ishte Edinson Kavani, që shënoi shumë shpejt për skuadrën e tij, që në minutën e shtatë të takimit, duke i dhënë një epërsi të padiskutueshme skuadrës së tij. goli e çliroi Uruguajin nga presioni, ndërsa shtrëngoi Portugalinë të kalonte në sulm në kërkim të golit të barazimit. Në tërësi dominimi i Uruguajit në mesfushë ishte evident gjatë fraksionit të parë të lojës, dhe shoqërua kjo me mbrojtjen e kujdesshme e bënte Uruguajin fitues psikologjik të ndeshjes. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e amerikano-jugorëve 1-0. Në pjesën e dytë Portugalia do të nxirrte nga hiçi një gol që do ta barazonte ndeshjen. Një goditje këndi solli dhe golin e barazimit. Pasi topi i krosuar në zonë shfrytëzohet nga Pepe, i cili, i pambuluar nga mbrojtësit me kokë e dërgon në rrjetë. Barazimi bëri që Uruguaji të rikthehej dhe një herë në sulm dhe saktësia në veprime, por edhe klasi i Edinson Kavanit bënë që Uruguaji të gjente golin e dytë. Kavani realizoi një supergoditje me të djathtën, në një pozicion të prirët dhe nuk i dha asnjë shans portierit Rui Patrisio. 2-1 dhe dukej se Uruguaji kishte më shumë shanse për të fituar. Por Portugalia nuk u tremb, ajo u hodh në sulm dhe nëse Ronaldo u mbulua rreptë, Silva dhe Kuarezma u treguan të rrezikshëm në veprimet e tyre dhe pati mjaft raste për shënim. Gjithsesi, mbrojtja e hekurt uruguaiane ishte e pakalueshme dhe portieri Muslera i spastroi mirë hapësirat kur e thirri detyra. Kuarezma ishte rrezik konstant në krahun e djathtë dhe u përpoq në të gjitha mënyrat të ndikonte në rezultatin e ndeshjes, por Diego Godin e izoloi atë mjaft mirë dhe madje mbrojtësi i Atletikos ishte nga më të mirët në fushë, duke i fituar të gjitha duelet. Si përfundim, fitoi Uruguaji 2-1 dhe kalon në çerekfinale ku do të përballet me Francën, kurse Portugalia eliminohet dhe Ronaldo i bashkohet Mesit për t’u kthyer në shtëpi.
Adriatik BALLA
Më të lexuarat


‘Nuk kam për ta harruar kurrë kur më …’, Halim Kosova zbulon çfarë marrëdhënien ka me kryeministrin Rama

Analisti grek del deklaratën e fortë: Joe Biden mbështet faktorin shqiptar në Ballkan, ja pse duhet të shqetësohet Athina

Deklarata e papritur e Taulant Ballës: Nëse do ktheheshim pas në kohë, ja pse do ta zgjidhnim sërish Metën president

Plas arma në Tiranë

Mjeku shqiptar në SHBA: Izolimi nuk ka sukses, kjo është masa numër 1 për parandalimin e COVID!

Jozefina Topalli sulmon Bashën, Kryemadhin dhe Metën: As sondazhet e veta s’e çojnë askund PD-në

‘Mbajeni shënim’, Taulant Balla ‘i shuan’ shpresat Kryemadhit: Ja sa mandate merr LSI me 25 Prill!

Një tjetër humbje për bluzat e bardha! Koronavirusi i merr jetën infermierit

U përjashtua nga Genc Ruli nga Komisioni i Vlerësimit, Halim Kosova zbulon mesazhet me Bashën: Ma punuan!

Alfred Peza tregon goditjen e fortë që do të marrë Basha dhe Kryemadhi: Opozita është në krizë, nuk është e bashkuar
