BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Botërori 2022

Franca shkatërron Australinë dhe merr kreun e grupit D, shkëlqen Zhirud

Franca shkatërron Australinë dhe merr kreun e grupit D, shkëlqen

Në kuadër të grupit D, Franca luajti ndeshjen e parë mbrëmë me Australinë, një përballje interesante që prodhoi jo pak emocione. Ndeshjen e fitoi Franca me përmbysje me rezultatin 4-1, duke marrë kështu menjëherë kryesimin e grupit dhe duke treguar se është një pretendente e vërtetë për trofeun. Kampionët në fuqi shpartalluan Australinë dhe tani presin të qetë duelet me Danimarkën dhe Tunizinë. Në fakt, në këtë grup Franca shihej që prej fillimit si një skuadër favorite. Ndërkohë që dueli i parë i këtij grupi i luajtur dje në drekë përfundoi në barazim pa gola mes Danimarkës dhe Tunizisë, “gjelave” francezë u duhej të tregonin potencialin e tyre si kampionë në fuqi të Botës. Por një gol i shënuar nga Goduin, pas asistimit të Lekies, solli avantazhin e australianëve, të cilët bënë surprizën në hapje të këtij takimi e konkretisht në minutën e 9-të. Por avantazhi i tyre do të zgjaste shumë pak, pasi në minutën e 27-të Rabiot barazoi shifrat 1-1 pas asistimit të Hernandezit. Lojtari francez shënoi një gol të bukur me kokë. Pesë minuta më vonë, në të 32’, pasi ia rrëmben topin një kundërshtari në krahun e majtë të sulmit francez, Rabiot futet në zonë dhe jep asist për Zhirud. Shtatlarti i sulmit të Milanit i ndodhur përballë me portë të boshatisur se ka të vështirë të realizojë golin e dytë, duke e përmbysur plotësisht Australinë brenda pjesës së parë, e cila mbyllet kështu 2-1. Në pjesën e dytë francezët e mbajtën lart tempin e lojës, por duke qenë më të kujdesshëm në mbrojtje. Në mesin e pjesës së dytë Australia e humbet qetësinë dhe freskinë e për pasojë la hapësira. Mbape shënoi në minutën e 68-të për rezultatin 3-1, e tri minuta më vonë është sërish Zhirud që shënon golin e dytë personal, duke i çuar shifrat në 4-1. Minutat që mbetën francezët administruan rezultatin, ndërsa australianët nuk patën kurrfarë shansi të surprizonin, duke u ngushëlluar me atë gol të fillimit që u dha pak minuta epërsi dhe emocion. Duhet thënë se dy rivalët e tjerë në grup, Danimarka dhe Tunizia, nuk e kanë forcën e përfaqësueses së Francës, prandaj që në short “gjelat” që komandohen nga trajneri Didier Deshamps janë konsideruar favoritë për të qenë të parët në grup. Nga ndeshja e mbrëmshme vlen të përmendet suksesi i Zhirud, që theu ede një rekord të ri personal me Francën. Ai festoi me lot gëzimi këtë sukses, pasi për të goli i dytë shënuar ndaj australianëve ishte i 51-ti me fanellën e “gjelave” në 115 ndeshje të luajtura, ku barazon legjendën Tierri Henri.