BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x
BREAKING NEWS

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë,
x

Botërori 2022

Fyerjet dhe thirrjet raciste, Federata e Futbollit të Kosovës merr vendimin urgjent ndaj Serbisë

Fyerjet dhe thirrjet raciste, Federata e Futbollit të Kosovës merr

Serbi-Zvicër ishte një nga ndeshjet më me tension të Botërorit. Trajneri i serbëve, Stojkovic nuk la pa fyer shqiptarët, ndërsa tifozeria në tribuna i kishte të vazhdueshme thirrjet raciste dhe ofendimet. Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka qëndruar duarkryq dhe në bazë të një njoftimi të publikuar, ka dërguar ankesë në FIFA.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në FIFA ndaj fyerjes së rëndë të trajnerit të Përfaqësueses së Serbisë dhe veprimeve raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e Kupës së Botës, Zvicër – Serbi, e zhvilluar më 2 dhjetor.

Shfaqja e slloganeve me mesazhe politike dhe thirrjet raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan po thuajse gjatë tërë ndeshjes dhe për to raportuan edhe mediat botërore.

Është e pakuptimtë dhe absurde urrejtja me të cilën është ushqyer ndër vite opinioni në shtetin fqinj ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, në vend se të angazhoheshin për dorën e pajtimit dhe të kërkimfaljes.

FFK ka parashtruar ankesë me dëshmitë e nevojshme në FIFA edhe për këtë rast, pak ditë pas ankesës lidhur me shfaqjen e pankartës në zhveshtoren e Përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg eventeve si Kupa e Botës.

Thirrjet e tilla nga tifozët e një ekipi pjesëmarrës në Kupën e Botës, nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Federata e Futbollit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të saj, por njëherësh edhe në mbrojtje të vlerave që përçon futbolli në përgjithësi, e që janë uniteti mes njerzëve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithpërfshirje.

Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori “Katari 2022” – Shkruan FFK.

Më të lexuarat