BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Botërori 2022

Goditje, shkelma dhe ofendime/ Kupa e Botës, Argjentinë-Meksikë: Situata nxehet që tani, nisin përplasjet mes tifozëve

Goditje, shkelma dhe ofendime/ Kupa e Botës, Argjentinë-Meksikë:

Ndeshja mes Meksikës dhe Argjentinës do të jetë vendimtare për aspiratat e të dyja skuadrave, veçanërisht për amerikano-jugorët, pasi një humbje do t’i linte ata jashtë Botërorit 2022 në Katar.

E kur kanë mbetur edhe tre ditë para ndeshjes, tashmë ka një ndjenjë nervozizmi në ambientet e turneut, por me tifozët, pasi këtë ditë ata ishin protagonistë të një sherri.

Si ka ndodhur përleshja mes tifozëve meksikanë dhe argjentinas?

Tifozët e të dyja skuadrave kanë pasur një përplasje të dhunshme rrugës për një ndeshje që do të jetë e komplikuar për lojtarët. Sipas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur. Ndonëse nuk ka një raport zyrtar, përmendet se disa persona janë lënduar.

Nuk raportohet as për prezencën e autoriteteve nga vendi pritës i Kupës së Botës dhe ata nuk shihen në video, por situata duket e komplikuar, sidomos për shkak se kanë mbetur edhe tre ditë që ndeshja të zhvillohet në stadiumin Lusail, ku priten 80 mijë tifozë, të etur për emocione dhe për të parë fitoren e kombëtares së tyre dhe afër fazës së 16-të.

Goditjet, shkelmat dhe ofendimet janë konstante në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, nën vështrimin e dhjetëra shikuesve që regjistrojnë vetëm momentin; meksikanët shajnë dhe shqiptojnë emrin e Lionel Messit . Argjentinasit preferojnë të vazhdojnë rrugën pas përplasjes së dhunshme, ndërsa disa tifozë të Tricolor vazhdojnë t’i provokojnë.