
E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Juventus në rrezik, bardhezinjtë kundër auditit të pavarur: Gjetjet në pasqyrat financiare s'janë të sakta

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022

Juventus është nën furtunën e raporteve financiare dhe bilanceve jo të sakta të deklaruara në organet tatimore për sezonet 2019-2021. Klubi i Serie A ka reaguar me një komunikim zyrtar në lidhje me shkeljet e gjetura nga kompania e pavarur audituese (Deloitte) paraqitur dje për kontrollin e 30 qershorit 2022. Juventus kundërshton konkluzionet e firmës audituese, duke siguruar bashkëpunimin me autoritetet mbikëqyrëse tatimore. Në 21 dhjetor Juventus ka një seancë dëgjimore në Gjykatë, duke dalë kundër pretendimeve të Prokurorit Publik për vendimin sekuestrimin të mbi 400 mijë eurove. Nëse faktet e auditit privat vërtetohen nga Gjykata, Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Europës, bën me dije "La Republicca".
"Gjetjet e auditorëve të pavarur bazohen në interpretime dhe aplikime të rregullave të kontabilitetit dhe gjykimeve dhe vlerësimeve që Juventus nuk i ndan, duke marrë gjithashtu parasysh studimet shtesë ligjore dhe kontabël të kryera nga kompania në bazë të opinioneve të lëshuara nga ekspertë të pavarur", thuhet fillimisht në njoftimin e Zonjës. Juventus vijon më tej duke treguar se do bashkëpunojë me autoritetet në lidhje me pretendimet e tyre për pasqyrat e parregullta financiare.
"Juventusi do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet mbikëqyrëse dhe tatimore, pa paragjykuar mbrojtjen e të drejtave të saj në lidhje me mosmarrëveshjet e ngritura kundër pasqyrave financiare të kompanisë dhe deklaratave për shtyp nga Consob dhe Zyra e Prokurorit Publik”, thuhet në njoftimin e klubit të Serie A.
Bardhezinjtë mendohet se kanë fshehur TVSH dhe kanë bërë manovra me plusvalencat e shitjeve të lojtarëve dhe kontratave të majme, një ndër to edhe një shumë prej 19 milionë eurosh për Ronaldon, që nuk shihet në pasqyrat financiare të klubit. Juventus njofton se në 21 dhjetor do ketë një seancë dëgjimore në Gjykatë me dyer të mbyllura, teksa Prokurori Publik kërkon që Juventusit t'i sekuestrohen 437,403 euro si fillim, në lidhje me shkeljet e supozuara, me Zonjën që kërkon të mbrohet.
"Seanca dëgjimore me dyer të mbyllura është caktuar për datën 21 dhjetor 2022 për diskutimin e ankimit kundër urdhrit në Gjykatën e Torinos, lidhur me kërkesën e Prokurorit Publik për sekuestrimin e shumës prej 437,403 euro nga Juventus", thuhet në njoftim.
Nëse Juventus del se është në shkelje të rregullave të fair-play financiar, klubi rrezikon mos luajë në Serie A dhe të përjashtohet nga Kupat e Europës.
Më të lexuarat


Publikohet intervista prekëse! Sëmundja që e mposhti ditën e sotme legjendën e futbollit: Kam frikë të vdes, shpresoj që historia ime t’i ndihmojë të tjerët

Ndërroi jetë parakohe legjenda botërore e futbollit/ Njihuni me profilin e një prej sulmuesve më të fortë italian në histori, nga titulli me Sampdorian tek Kupa e Kampioneve me Juventus

'Tërboi' Messin në çerekfinalen e Botërorit, gjyqtari spanjoll trondit me vendimin e tij drastik

Turma të mëdha admiruesish i japin lamtumirë yllit të futbollit Pele, ja veprimi që bënë para shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare

Trajneri i Al Nassr “trondit” gjatë konferencës për shtyp: Cristiano? Doja të sillja Messin të parin

Zbulohet pasuria marramendëse e Peles, miliona dollarë të lëna pas

Ndodh për herë të parë! Ndarja nga jeta e Pele, NASA nderon futbollistin legjendar në mënyrën më të veçantë dhe të pazakontë. Imazhet bëhen virale

Humbje e madhe! "Dita që nuk donim të vinte kurrë"/ Kreu i FIFA-s mesazh prekës për vdekjen e legjendës së futbollit

"Vetëm disa muaj më parë u shfaq..."/ 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe, ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker

Çfarë nuk dihej? Zbardhen misteret e legjendës Pele: Sekretet e karrierës së tij dhe dollapi i mbyllur prej 48 vitesh
