BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Botërori 2022

Kroacia dhe Maroku patën frikë të fitojnë, kënaqen me nga një pikë në Grupin F

Kroacia dhe Maroku patën frikë të fitojnë, kënaqen me

Botërori vijoi dje me ndeshjet e xhiros së parë në grupet E dhe F, ku nuk munguan surprizat. Pas Argjentinës dhe Gjermanisë që pësuan disfatë me rivalët e tyre Arabinë Saudite dhe Japoninë, rezultate që bënë sensacion, edhe finalistja e Botërorit të Rusisë katër vjet më parë, Kroacia, nuk ia doli ta nisë me fitore edicionin aktual të Kupës së Botës, por të paktën e nis me barazim, që ia lë të “shtruar” rrugën e kualifikimit për më tej, nëse reflekton në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Kështu, Kroaci-Marok u mbyll 0-0, rezultat që as gëzon e as hidhëron, as fiton e as humbet, as nuk të kualifikon e as nuk të eliminon, pra ky rezultat e lë të hapur grupin për surpriza në dy xhirot e tjera. Kjo sfidë, e para e Grupit F, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika me Kanadanë, u mbyll kështu pa fitues, madje me rrjeta të paprekura. Ishte një ndeshje e luftuar, por pa shumë raste për shënim, pasi të dyja skuadrat kishin si objektiv kryesor të mos humbnin. Siç shihet, Kroacia nuk ka arritur të bëjë shumë kundër Marokut në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit Katari 2022. Kroatët dhe marokenët ishin të barabartë në këtë ndeshje dhe rezultati ishte “fer”, si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër. Pjesa e parë filloi e qetë me rastin e parë në ndeshje që u shënua nga kroati Ivan Perisiç që lëshoi një goditje të fuqishme nga largësia në minutën e 17-të. Kroacia rrezikoi Marokun edhe në fund të pjesës së dytë me anë të Nikola Vlasiç por Boni devijoi topin dhe shpëtoi Marokun nga pësimi i golit. Edhe Modriç pati një mundësi për të shënuar në minutën e dytë të pjesës së parë por topi ishte mbi shtyllë të portës së Marokut. Maroku rrezikoi shumë Kroacinë në minutën e 51-të me anë të Nusair Mazraoui që gditit me kokë por topi u mbrojt nga Dominik Livakoviç, i cili bëri një pritje brilante. Minutat e fundit të ndeshjes ishin më të mira për kroatët të cilët tentuan më shumë për gol, derisa Maroku tentonte të dilte përpara në kundërsulme. Por, raste konkrete nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultatin më të merituar të mundshëm në këtë ndeshje. Situata në grup duket e ndërlikuar tani, por kroatëve nuk u mungon eksperienca dhe forca për të kaluar grupin dhe të pretendojnë të përsërisin suksesin e katër vjetëve më parë. Ndërkohë, mesfushori i Kroacisë, Luka Modriç, ka arritur një rekord unik pas paraqitjes në ndeshjen e parë në Botërorin 2022 kundër Marokut. Modriç është bërë futbollisti i parë që luan si në Evropian ashtu edhe në Botëror, në tre dekada të ndryshme. Asnjë futbollist nuk e ka bërë një gjë të tillë më herët. Kroacia barazoi pa gola kundër Marokut. Në të njëjtin grup është edhe Belgjika e Kanadaja.