BREAKING NEWS

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se
x
BREAKING NEWS

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...",
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri
x
BREAKING NEWS

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare
x
BREAKING NEWS

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të
x
BREAKING NEWS

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe
x

Botërori 2022

Kupa e Botës në Qatar, nuk do ta besoni sa shqiptarë kanë punuar për ndërtimin e stadiumeve

Kupa e Botës në Qatar, nuk do ta besoni sa shqiptarë kanë

Rreth 3 mijë shqiptarë morën pjesë në ndërtimin e stadiumeve ku po luhen ndeshjet e Kupës së Botës. Drejtues i një prej kompanive shqiptare që operon në Doha, tregoi kushtet e punës dhe mënyrën se si shqiptarët shkojnë në Katar.

Albert Leka prej 12 vitesh ka jetuar në Doha, Katar, ku ka ngritur dhe biznesin e tij. Kompania që ai drejton është kontraktuar për të kryer punimet në një nga stadiumet ku sot luhet Botërori 2022.

“Kemi marrë pjesë në gjithë strukturën e kryer të World Cup, si rrugë dytësorë dhe tokësore, një seri linjash trenash, si firmë shqiptare dhe duke punësuar shqiptarë. Të gjitha këto kanë filluar pas 2014. Rreth 3000 të rinj nga Shqipëria, janë punësuar për të qenë pjesë e punimeve”, thotë Albert Leka, sipërmarrës.

Sa i takon kushteve të punës, ai tregon se jo të gjithë mund të shkojnë të punojnë në Katar. Madje, dhe kompania që punëson duhet të ketë disa kritere.

“Që të punosh në Katar, firma që të punëson duhet të ketë adresën e duhur, kodin e vizave të punës, siguracione dhe kartë spitali”, sqaron Leka.

Lajmet për vdekjen e më shumë se 6000 punëtorëve të vendeve të Azisë janë të ekzagjeruara, thotë Leka. Për të, të tilla gjëra ndodhin në ato kompani që marrin punëtorë të pakualifikuar për punën që duhet bërë.

“Sa i përket FIFA-s, është fryrë pamasë. Më thoni një shtet tjetër që është ndërtuar masivisht dhe s’ka pasur 0.2% një aksident të mundshëm. Punëtorët nga India, Pakistani, Bangladeshi kanë një ADN të caktuar dhe nuk përballojë një fluks të caktuar. Këto që i janë ngarkuar Katarit janë të padrejta”, thotë sipërmarrësi shqiptar.

Për të Katari është një ndër vendet më të sigurta. Madje, thotë se shumë prej punonjësve që ai ka dërguar janë zhvendosur përfundimisht atje.

Edhe pse është rikthyer prej 7 muajsh në Tiranë, Alberti thotë se zemra e tij është midis Shqipërisë dhe Katarit.

“Unë do vazhdoj të punoj dhe do dal në pension në Katar”, shprehet ai.

Më të lexuarat