
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

"Tërbohen" mediat serbe fajësojnë kombëtaren e tyre: Na eleminoi përsëri Granit Xhaka bashkë me Shaqirin, i “skuqën” shqiponjat tona

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2022

“Po e përfundoj këtë tekst pas pesë të mëngjesit me orën e Katarit, dhe me një shije të hidhur në gojë dhe pagjumësi, nuk mund të largohemi nga mallkimi që na ndjek me dekada – të gjithë luajnë futboll dhe të gjithë mund ta mposhtin të gjithë, vetëm Serbia nuk mund të mundë askënd.”Kështu shkruan drejtuesi i medias serbe “B92” në një artikull të gjatë që analizon humbjen e mbrëmshme të Serbisë dhe lojën e shqiptarëve të Zvicrës. Për çudi, në këtë shkrim redaksional, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vlerësohen nga një media serbe.
Një nga titujt më me bujë: “Serbia në një kontejner!” Trajneri i ekipit kombëtar Dragan Stojkovi?, njohur dhe me nofkën Piksi, është masakruar bashkë me lojtarët e ekipit kombëtar, për shkak të nivelit të dobët të lojës dhe zëvendësimeve.
“Si fillim, pse del Dushan Vlahoviqi jashtë në minutën e 55-të? Pas ndeshjes ai na tha se ishte gati, se mund të luante akoma. Ai shënoi një gol – pse të hiqni një nga lojtarët më të mirë kaq herët? Vetëm 13 minuta më vonë u largua nga loja Sergej Milinkovi?-Savi?, një njeri që luajti krejtësisht jashtë pozitës së tij natyrale dhe ishte absolutisht i paefektshëm.”
Po ashtu kritikon dhe lojtarët, kur thotë se ata nuk kanë qenë në formë që në fillim të kompeticionit, ndaj më mirë të mos shkonin fare në Katar.“Në fakt, skuadra e Pixie pothuajse u dorëzua në minutën e 60-të, kur tashmë ishte e qartë se në çfarë drejtimi po shkonte. Dhe kjo dhemb më së shumti. Pafuqia. Shumë lojtarë tashmë ishin jashtë pozicioneve të tyre dhe pas këtyre ndryshimeve u çorientuan edhe më shumë dhe përjetuan shembjen e sistemit. Pixie mund të fajësohet për shumë gjëra, përfshirë edhe faktin që lojtarët ishin të papërgatitur, e cila është një alibi që ai përdorte shpesh gjatë kampionatit. Sigurisht, edhe pas eliminimit. Nuk është ende e qartë për ne, pse ata lojtarë shkuan në kampionat në radhë të parë, nëse ai pretendonte se do të luanin vetëm më të përgatiturit?”
Ajo që mediat serbe dhe gjithë kombi atje nuk përtypin dot, është fakti se eleminimi ju erdhi përsëri nga shqiptarët, për herë të dytë.“Dhe ajo që është ndoshta më e dhimbshme, ne u nokautuam sërish nga ?erdan Ša?iri dhe Granit Xhaka. Politika mënjanë, por këta djem treguan se si të luanin lojëra nën presion të madh”, vijon shkrimi, teksa mbi një foto të dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, shkruhet:
“Ndërsa tanët u dogjën në dëshirën për të festuar për disa festime të lashta golash, këta të dy (i referohet Shaqirit dhe Xhakës, si në foton më poshtë) thjesht i lanë “shqiponjat” të skuqen si në tigan dhe t’i servirin vetë sipas dëshirës. Me ëmbëlsirë.”
Në këtë artikull redaksional të “B92”, serbët e identifikojnë veten dhe lojtarët e ekipit si “shqiponja”, ndaj dhe më sipër thuhet se Shaqiri dhe Xhaka “i skuqën shqiponjat tona si në tigan”.Pra, nuk ka lidhje me shqiponjat tona që edhe në mes të Katarit e treguan veten, pavarësisht se luajnë për një kombëtare tjetër si Zvicra. Shaqiri dhe Xhaka e kishin gjetur mënyrë origjinale për të festuar, në kushtet kur FIFA i kishte paralajmëruar për ndëshkim nëse bënin simbolin e shqiponjës dykrenare me duar. Ata e bën trup dhe duar.
Aq i thellë ka qenë dëshpërimi në Beograd pas kësaj humbje, aq sa fjalët që autori dhe botuesi i medias serbe ka shkruar, nuk kanë nevojë për koment.
“Po, ne shpresonim dhe donim të besonim se Serbia do të vazhdojë në një trajektore rritëse dhe do të përmirësojë gjithçka që u kurorëzua me fitore në Lisbonë. Por ky është një kompeticion ku luhet një nivel shumë më i lartë futbolli dhe ku të gjitha skuadrat luajnë shumë përtej mundësive të tyre dhe vetëm Serbia arrin të jetë gjithmonë më keq se sa është në të vërtetë. Ai mallkim nuk do të na japë kurrë paqe…”
Më të lexuarat


Publikohet intervista prekëse! Sëmundja që e mposhti ditën e sotme legjendën e futbollit: Kam frikë të vdes, shpresoj që historia ime t’i ndihmojë të tjerët

Ndërroi jetë parakohe legjenda botërore e futbollit/ Njihuni me profilin e një prej sulmuesve më të fortë italian në histori, nga titulli me Sampdorian tek Kupa e Kampioneve me Juventus

'Tërboi' Messin në çerekfinalen e Botërorit, gjyqtari spanjoll trondit me vendimin e tij drastik

Turma të mëdha admiruesish i japin lamtumirë yllit të futbollit Pele, ja veprimi që bënë para shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare

Trajneri i Al Nassr “trondit” gjatë konferencës për shtyp: Cristiano? Doja të sillja Messin të parin

Zbulohet pasuria marramendëse e Peles, miliona dollarë të lëna pas

Ndodh për herë të parë! Ndarja nga jeta e Pele, NASA nderon futbollistin legjendar në mënyrën më të veçantë dhe të pazakontë. Imazhet bëhen virale

Humbje e madhe! "Dita që nuk donim të vinte kurrë"/ Kreu i FIFA-s mesazh prekës për vdekjen e legjendës së futbollit

"Vetëm disa muaj më parë u shfaq..."/ 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe, ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker

Çfarë nuk dihej? Zbardhen misteret e legjendës Pele: Sekretet e karrierës së tij dhe dollapi i mbyllur prej 48 vitesh
