BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Botërori 2022

“Mrekulli” në Lindjen e Mesme! Arabia Saudite përmbys Argjentinën dhe Leo Mesin

“Mrekulli” në Lindjen e Mesme! Arabia Saudite përmbys

Argjentina u skandalizua dje në kuadër të grupit C, pasi u mposht me përmbysje nga Arabia Saudite, një skuadër që nuk shihej aspak e fortë për të frenuar cilësinë e amerikano-latinëve e jo më të fitonte ndeshjen, duke e përmbysur atë me shifrat 2-1. Ishte një nga befasitë më të mëdha të këtij botëror dhe ndodhi që në duelin e parë në grup, duke vendosur në kushtet e presionit dhe të rrezikut të eliminimit njërën prej skuadrave pretendente të Kupës së Botës. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Arabisë Saudite ka shkaktuar befasinë më të madhe deri më tani në Kupën e Botës “Katari 2022”. Ajo e mposhti pra Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit C. Dueli i luajtur të martën paradite ka përfunduar me rezultatin 2:1. Me këtë fitore, Arabia Saudite i ka dhënë fund edhe serisë së Argjentinës prej 36 ndeshjeve pa humbje. Në fakt, Arabia Saudite ka fituar me përmbysje të rezultatit, pasi ishte në disavantazh pas pjesës së parë. “Ylli” i futbollit botëror, Lionel Mesi, e zhbllokoi rezultatin, duke e kaluar Argjentinën në epërsi në minutën e dhjetë. “Pleshti” shënoi nga penalltia. Argjentinës iu anulua edhe një gol në minutën e 28-të pasi Lautaro Martinez ishte në pozitë jashtë loje. Megjithatë, Arabia Saudite u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar dy gola të shpejtë dhe për ta fituar ndeshjen e parë të Grupit C. Fillimisht, në minutën e 49-të, barazoi me anë të Saleh Al-Shehri, ndërsa pesë minuta më vonë shënoi golin e epërsisë, që doli të ishte i fitores. Realizator ishte Salem Al-Daësari që shënoi një gol të bukur. Pas ndeshjes, Lautaro e ka shprehur zhgënjimin e tij të madh. Ai ka thënë se tani duhet të mendojnë për dy ndeshjet tjera në grup, të cilat i quajti si finale. Lautaros në duelin ndaj Arabisë Saudite iu anulua një gol në pjesën e parë për shkak të pozitës jashtë loje. “Në pjesën e parë është dashur të shënonim më shumë se një gol, por kjo është Kupa e Botës dhe tani na kanë mbetur edhe dy finale, që patjetër duhet t'i fitojmë. Kjo humbje dhemb shumë. Ne kishim shpresa të mëdha që të fillonim me fitore në Botëror. Por, tani kjo ka marrë fund dhe duhet të stërvitemi dhe të mendojmë për duelet që na presin”, nënvizoi ai. Vetë Leo Mesi e cilësoi këtë ndeshje dhe rezultatin e saj si disfatën më të rëndë në karrierën e tij e të përfaqësueses së vendit të tij. “E vërteta është se grupi ndihet si i vdekur, sepse është një goditje shumë e rëndë. Nuk e prisnim ta fillonim kështu. Por duhet të jemi të qetë. E dimë se është një goditje shumë e rëndë, një disfatë që dhemb, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë dhe njerëzit të besojnë, se ky grup nuk do t’i zhgënjejë. Do të përpiqemi që të fitojmë me Meksikën”, tha Mesi.