BREAKING NEWS

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente Shqipërisë: Rrezikoni pezullimin e vizave nëse nuk heqni dorë nga...

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente
x
BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x

Botërori 2022

Portugalia fiton ndeshjen spektakolare me Ganën, Ronaldo vendos rekord të ri

Portugalia fiton ndeshjen spektakolare me Ganën, Ronaldo vendos rekord

Portugalia dominoi grupin H ditën e djeshme, pasi mundi të fitonte ndeshjen e xhiros së parë, pikërisht ndaj Ganës, me rezultatin 3-2. Ishte një ndeshje spektakolare në të gjitha aspektet, pasi Ronaldo regjistroi golin rekord të tij, atë të shënimit në pesë Botërorë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë edhe vetë Portugalia me këtë fitore shfaqet si skuadër pretendente jo vetëm për të kaluar grupin, por edhe për të qenë një nga pretendentet e trofeut. Në fakt, dueli i dytë i grupit G në Botërorin e Katarit, ishte një nga ndeshjet më të bukura deri tani, sidomos pjesa e dytë. Fraksioni i parë i takimit nuk dhuroi emocione, përveç një goli që iu anulua Kristiano Ronaldos, me arbitrin amerikan që vërshëlleu përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të dërgonte topin në rrjetë. 45 minutat e dyta ishin të çmendura. Pesë gola u realizuan brenda 24 minutave, duke nisur prej minutës së 65-të. Kristiano Ronaldo ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë dhe u kthye në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote! “Yjet e Zinj” barazuan takimin tetë minuta më vonë me anë të Andrju Ajev. Portugalia reagoi dhe shënoi dy herë brenda dy minutave me anë të Zhao Feliks dhe Rafael Leaos, falë dy asisteve të Bruno Fernandes. Gana shënoi golin e dytë një minutë përpara fundit. Osman Bukari tundi rrjetën dhe futi në panik luzitanët, por Portugalia ia doli të festonte në fund. Ndërkohë, ditën e djeshme, Kristiano Ronaldo ka shkruar histori me golin e së enjtes ndaj Ganës. Ai është lojtari i parë që ka realizuar gola në pesë edicione të Kupës së Botës. Ai ka shënuar në vitin 2006, në vitin 2010, pastaj 2014, 2018 dhe tani në vitin 2022. Lionel Mesi, Miroslav Klose, Pele e Uve Seler kanë shënuar në katër Kupa të ndryshme të Botës. Situata në grupin H është e tillë tani që Portugalia ka një shans më shumë se të tjerat që ta kalojë grupin si e kualifikuar në vend të parë, pasi në dy xhirot e tjera i mjafton të marrë nga një barazim si me Uruguajin ashtu dhe me Korenë e Jugut. Në fakt, trepikëshi ndaj Ganës ishte shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e portugezëve, pasi ky grup cilësohej si mjaft i vështirë. Uruguaji dhe Koreja e Jugut duhet tani të shtrëngojnë “dhëmbët” në përballjen me Ronaldon dhe shokët e tij, në të kundërt enigmat e këtij grupi për vendin e dytë janë të hapura dhe mjaft tërheqëse.