BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x

Botërori 2022

Super Riçarlison, Brazili “leksion” Serbisë, merr kreun e grupit G

Super Riçarlison, Brazili “leksion” Serbisë, merr kreun

Brazili është Brazil, sidomos e vlefshme kjo në një Botëror futbolli. Ai është gjithmonë aty, gjithmonë pretendent dhe gjithmonë një skuadër e madhe. Në kuadër të xhiros së parë në grupin G, në “Katar-2022”, Brazili u përball me Serbinë. Ekipi ballkanas nuk e ka potencën e dikurshme, por mbetet një përfaqësuese cilësore dhe me futboll modern, por përballë Brazilit është pothuajse e pamundur të kontrollosh lojën. Kështu u ndodhi mbrëmë edhe serbëve, të cilët pësuan disfatë, ashtu sikurse pritej. Brazili fitoi 2-0, me një dygolësh të Riçarlisonit, një lojtar që tregohet potencialisht si një “yll” i ri i Botërorit të Katarit. Fitorja e Brazilit është dashur të jetë dukshëm më e thellë në shifra, në bazë të asaj që yjet e kësaj përfaqësueseje kanë shfaqur në fushën e lojës. Brazili ka sulmuar vazhdimisht dhe ka krijuar raste pa ndalë. Por çuditërisht realizoi vetëm dy gola. Për 1:0 shënoi Riçarlison në minutën e 62-të. I njëjti lojtar në minutën e 73-të shënoi për 2:0. Goli i dytë ishte “kryevepër” futbolli. U vlerësua si goli më i bukur i Botërorit në Katar deri më tani. Brazilianët goditën shtyllën dy herë, por golit i janë afruar edhe në shumë raste. Gjithsej Brazili pati 24 goditje për gol. Serbia i kishte 4 goditje gjithsej. Brazili i kishte dhjetë goditje që shkuan në drejtim të portës, ndërsa Serbia asnjë. Ndeshja u luajt në “Lusail Iconic Stadium”. Brazili është në grupin G, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luan të hënën ndaj Zvicrës. Ndërkohë Serbia takohet me Kamerunin. Ndërkohë, fitorja vetëm 2:0 mund të ketë çmim të shtrenjtë për Brazilin. Ylli më i madh i kësaj përfaqësuese, Nejmar, e ka lëshuar fushën pas një lëndimi. Riçarlisoni që luan me Totenhemin në Premier League, me dy golat ndaj Serbisë, ka shkuar në kuotën e nëntë golave në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Brazilin. Brazili e ka shmangur disfatën në shtatë ndeshjet e fundit kur ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës. Humbjen e fundit në këtë statistikë e kishte pësuar në vitin 2010 nga Holanda, 2:1. Duke iu kthyer grupit G, vërejmë se pas fitoreve të para, Brazili dhe Zvicra janë favoritë për t’u kualifikuar, por ndeshja e radhës direkte mes tyre mund të sjellë surpriza, pasi në rast të fitores së njërës hyn në krizë tjetra. Të dy skuadrave do t’u leverdiste barazimi, por sidoqoftë, favorit për fitore janë pikërisht brazilianët, që kanë shumë uje në skuadër.