BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Botërori 2022

Tifozët 'çmenden' pas tij! Sozia e Neymar po ‘bën namin’ në botërorin e Katarit

Tifozët 'çmenden' pas tij! Sozia e Neymar po

Është mjaft i kërkuar. Eigon Oliveira po shijon qëndrimin në Katar pasi është sozia e futbollistit brazilian Neymar.

I riu i cili e quan veten "Ney’s Lookalike", gjatë kohës në Katar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjet dhe pamjen si Neymar. Një ditë Oliveira veshi uniformën stërvitore të Brazilit, syze dielli, kapele dhe me mjekrën e ngjashme si ylli i Brazilit tërhoqi vëmendjen e qindra tifozëve.

Here is this guy ???????????????? pic.twitter.com/EOqg9XKJtq

— La Torre (@TorresJanuary4) November 28, 2022

Ai ka të njëjtat tatuazhe si Neymar, dhe zakonisht shoqërohet nga një mik i cili vishet si anëtar i stafit të konfederatës braziliane të futbollit. Ndërkohë që disa nga miqtë e tij shpesh veprojnë edhe si roje të tij të sigurisë. Një dyqan Puma në Doha duhej të mbyllej përkohësisht kur Oliveira vizitoi dhe tërhoqi vëmendjen e qindra fansave. Ai duhej të çohej në pjesën e pasme të dyqanit derisa gjërat të qetësoheshin.

Un hincha se hizo pasar por Neymar jr y se la creyeron todos, hasta la seguridad lo hizo pasar a la área restringida jdjsjajjaja pic.twitter.com/zhKRlUrOZg

— Ernesto (@CheMadorni) November 29, 2022

Në një nga ndeshjet e Kupës së Botës të Brazilit pati probleme pasi tifozët bërtisnin për të marrë autografe dhe foto nga sozia e Neymar e cila u detyrua ta largojë nga stadiumi. Madje para një prej ndeshjeve, Oliveira arriti të futej deri në fushë pasi disa roje sigurie menduan se ai në të vërtetë ishte Neymar.

Neymar was spotted walking around Doha ???????????? pic.twitter.com/DSRoDZmbsU

— FOX Soccer (@FOXSoccer) November 27, 2022

Të qenit sozia e Neymar është bërë një punë për Oliveira. Ai ka udhëtuar nëpër botë duke imituar lojtarin, duke përfshirë edhe Francën, ku Neymar luan për Paris Saint-Germain. Ai fiton para nga paraqitjet e tij dhe duke vepruar si sozi e lojtarit në xhirimet e reklamave.

Ai e ka takuar Neymar disa herë gjatë disa xhirimeve të tij reklamuese dhe thotë se lojtari është i sjellshëm me të.

Më të lexuarat