BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë
x
BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x

Botërori 2022

Tronditet Botërori i Katarit, Japonia përmbys Gjermaninë, grupi F një enigmë e madhe

Tronditet Botërori i Katarit, Japonia përmbys Gjermaninë, grupi F

Një nga skuadrat më të mëdha të botës, Gjermania, pësoi dje një disfatë të pabesueshme me Japoninë, skuadër që as llogaritej të kalonte grupin apo të korrte ndonjë fitore në grupin E. Por aziatikët bënë surprizën e madhe të këtij Botërori, ngjashëm siç bëri Arabia Saudite me Argjentinën, madje identik edhe me gola, edhe me përmbysje, edhe me penallti në pjesë të parë, gjithçka identike, si “fotokopje” e një dështimi që duket i paralajmëruar. Pra, katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysje. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33-të. Mesfushori i Mançester Sitit u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuiçi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofman dhe Gnabri, teksa edhe Manuel Nojer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër. Më pas dy golat e tjerë të përballjes, Japonia përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli, të cilët luajnë në kampionatin gjerman të futbollit. Ritsu Doan (Freiburg) barazoi rezultatin në minutën e 75-të, teksa tetë minuta përpara fundit Takuma Asano (Bokum), i dhuroi skuadrës tri pikë të arta. Gjermania tentoi barazimin në minutat e mbetura, por në fund pati festë japoneze. Ndërkohë, trajneri Flik nuk e fshehu zhgënjimin e humbjes, teksa në prononcimin pas ndeshjes deklaroi se loja pas avantazhit të krijuar duhej administruar më mirë. “Një ndeshje brutalisht zhgënjyese! Qarkulluam topin në masën 78% në pjesën e parë, e merituam avantazhin. Vazhduam të krijonim raste, por nuk i finalizuam me sukses. Japonia u tregua më konkrete, shënoi një gol më shumë se ne dhe fitoi ndeshjen. Gabimet individuale në golat e pësuar, nuk duhen përsëritur, ka ardhur momenti të mos gabojmë më. Do e analizojmë mirë këtë ndeshje, djemtë duhet të bëjnë më mirë në fushë. Spanja? I kemi cilësitë për të mundur Spanjën. Objektivi ynë është fitorja ndaj tyre”, deklaroi Hansi Flik. Gjermania rikthehet në fushë të dielën (27 nëntor) përballë Spanjës, duel që duhet fituar me çdo kusht. Ndeshjen e tretë në grupin E, skuadra e Flik do e luajë ndaj Kosta Rikës (1 dhjetor). ?do rezultat tjetër veç fitores rrezikon ta eliminojë përfundimisht Gjermaninë, më e pakta duhet një barazim, por duke shpresuar në duelin e fundit me Kosta Rikën dhe që Spanja e Kosta Rika të ndalin marshimin e Japonisë.