
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

"Vetëm disa muaj më parë u shfaq..."/ 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe, ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Dhjetor 2022

Koha fluturon. E enjtja e 29 dhjetorit shënoi përvjetorin e nëntë të aksidentit në ski që ndryshoi rrënjësisht jetën e ikonës së Formulës 1, Majkëll Shumaker. Piloti legjendar gjerman pësoi lëndime të rënda në kokë pasi u rrëzua në një shkëmb në resortin francez të skive në Meribel.
Një aksident i rëndë, që tronditi të gjithë botën, të frikësuar për jetën e Shumit, por ai luftoi me sukses për ta fituar betejën me jetën, pavarësisht se qëndroi në koma për një kohë të gjatë.
Gjithsesi, që prej atij aksidenti të tmerrshëm Shumaker mbetet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk është parë asnjëherë në publik. Informacionet rreth gjendjes së tij të saktë shëndetësore janë shumë të kufizuara, pasi familja e tij ka kërkuar gjithmonë të ruajë privatësinë e pilotit që bëri histori duke fituar shtatë kampionate botërore në Formula 1, duke e çuar Ferrarin në epokën më të lavdishme.
Është një ironi mizore që Shumaker nuk pësoi dëmtimin e tij të rëndë në një pistë F1, por në një aksident të dhimbshëm në një kohë kur ndodhej me pushime në Alpet Franceze.
Asokohe ai ishte 44 vjeç, ndërsa tashmë është 53 vjeç, ndërsa më 9 janar do të mbushë 54. Gruaja e tij Korina dhe fëmijët Mik e Xhina flasin herë pas here për Majkëllin, duke treguar lidhjen e tyre emocionale me të, por pa dhënë asnjëherë detaje për gjendjen shëndetësore të ish-pilotit.
Vetëm disa muaj më parë u shfaq edhe një dokumentar në “Netflix” kushtuar Majkëll Shumakerit, teksa bashkëshortja, Korina, tepër e emocionuar shprehej: “Më mungon Majkëll çdo ditë. Por nuk më mungon vetëm mua, u mungon fëmijëve, babait të tij, të gjithë familjes dhe njerëzve rreth tij. Dua t’u them të gjithë atyre që u mungon Majkëll, se ai është këtu. Edhe pse ndryshe, ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne përpiqemi të mbajmë një familje ashtu siç i pëlqente Majkëllit. ‘Privatësia është privatësi’, siç thoshte ai vetë gjithmonë. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë ta shijojë sa më shumë jetën e tij private. Majkëll gjithmonë na ka mbrojtur në këtë gjë, dhe tani ne po e mbrojmë atë”, deklaronte Korina.
Më të lexuarat


Publikohet intervista prekëse! Sëmundja që e mposhti ditën e sotme legjendën e futbollit: Kam frikë të vdes, shpresoj që historia ime t’i ndihmojë të tjerët

Ndërroi jetë parakohe legjenda botërore e futbollit/ Njihuni me profilin e një prej sulmuesve më të fortë italian në histori, nga titulli me Sampdorian tek Kupa e Kampioneve me Juventus

'Tërboi' Messin në çerekfinalen e Botërorit, gjyqtari spanjoll trondit me vendimin e tij drastik

Turma të mëdha admiruesish i japin lamtumirë yllit të futbollit Pele, ja veprimi që bënë para shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare

Trajneri i Al Nassr “trondit” gjatë konferencës për shtyp: Cristiano? Doja të sillja Messin të parin

Zbulohet pasuria marramendëse e Peles, miliona dollarë të lëna pas

Ndodh për herë të parë! Ndarja nga jeta e Pele, NASA nderon futbollistin legjendar në mënyrën më të veçantë dhe të pazakontë. Imazhet bëhen virale

Humbje e madhe! "Dita që nuk donim të vinte kurrë"/ Kreu i FIFA-s mesazh prekës për vdekjen e legjendës së futbollit

"Vetëm disa muaj më parë u shfaq..."/ 9 vite nga aksidenti tragjik në Alpe, ja informacionet e dhëna për shëndetin e Majkëll Shumaker

Çfarë nuk dihej? Zbardhen misteret e legjendës Pele: Sekretet e karrierës së tij dhe dollapi i mbyllur prej 48 vitesh
