BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x

Botërori 2022

Zvicra e nis mbarë Botërorin, mund 1-0 Kamerunin

Zvicra e nis mbarë Botërorin, mund 1-0 Kamerunin

Zvicra ka një përfaqësuese të mirë, cilësore, dhe me ambicie. Kjo përfaqësuese ka një tifozeria të zjarrtë edhe në Shqipëri, pasi në gjirin e skuadrës zvicerane luajnë edhe tre lojtarë me origjinë shqiptare e konkretisht Xherdan Shaqiri, Granit, Xhaka si dhe Ardon Jashari. Në fakt, Zvicra e nisi me fitore Kampionatin Botëror në Katar. Të enjten, helvetikët triumfuan 1:0 ndaj Kamerunit në ndeshjen hapëse të Grupit G. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me përfaqësuesen afrikane që ishte më e rrezikshme në daljet përpara. Por momenti që vulosi fatin e ndeshjes erdhi me të nisur pjesa e dytë. Breel Embolo (48’) realizoi gol pas një pasimi të Xherdan Shaqirit nga e djathta. Embolo, që ka lindur në Kamerun, nuk e festoi golin. Shaqiri luajti për 72 minuta, ndërsa kapiteni Granit Xhaka kompletoi ndeshjen. Mesfushori Ardon Jashari ishte në bankën rezervë. Në ndeshjen e ardhshme, Zvicra përballet me Brazilin, ndërsa Kameruni me Serbinë. Siç shihet, në xhiron e tretë dhe të fundit Zvicra do të përballet me Serbinë, në një duel emocionues, kurse Brazili nuk diskutohet si favorit kryesor.