BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Kura më e mirë për kollën, mjaltë dhe piper i zi

Kura më e mirë për kollën, mjaltë dhe piper i zi

Kolla është një sëmundje e zakonshme e dimrit që shkaktohet kryesisht nga një infeksion ose edhe nga ndryshimi i motit. Shumica e njerëzve janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të frymëmarrjes në këtë sezon, ndaj është më mirë që në këtë periudhë të mbrohesh sesa të marrësh trajtim. Nëse je pjesë e atyre që vuajnë nga kolla në kohën e ftohtë, atëherë me siguri ke nevojë për këtë trajtim natyral. Mjaltë dhe piperi i zi është kombinimi natyral më i mirë për të parandaluar kollën.

Mjalti është një nga produktet natyrale më të mira për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e dimrit si kolla, ftohja e zakonshme apo edhe dhimbjet e fytit. I njohur për vetitë terapeutike, mjalti përmban antibakterialë dhe antioksidantë që nxisin sistemin imunitar dhe parandalojnë kollën.

Piperi i zi, i përdorur gjerësisht për t’u dhënë më shumë aromë dhe shije ushqimeve, vepron gjithashtu si ilaç natyral efektiv për të parandaluar kollën dhe të ftohtin. Piperi është i pasur me shumë lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, flavonoidet, antioksidantët dhe antibakterialet. Kur përdoret i kombinuar me mjaltë, piperi i zi lehtëson gëlbazën dhe të ndihmon të kesh frymëmarrje më të pastër.

Si ta përdorësh?

Ka dy mënyra të thjeshta, por shumë efektive për të përdorur piperin e zi dhe mjaltin për të parandaluar kollën.

Piper pluhur dhe mjaltë: Piq rreth 4 - 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Çaj me piper të zi: Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.