Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Buka me vaj ulliri, kombinimi i përsosur për organizmin

Postuar: 29/11/2017 - 20:02

Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund të zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm.

Nëse këtij binomi do t’i shtojmë edhe omega 3 të peshkut dhe micro nutrientët e domates, kemi përfituar një vakt të plotë ushqimor.

Për të promovuar vajin e ullirit, kemi menduar të shfrytëzojmë ndoshta aleatin më të mirë të tij, bukën, thotë Angelo Cremoni, president i grupit të ullirit dhe vajit të ulliritAssitol, Associazione italiana dell’industria olearia.

Kërkime të tëra shkencore kanë vërtetuar se këto dy shtylla të dietës mesdhetare, përforcojnë vlerat e njëri-tjetrit kur kombinohen bashkë. Vaji i ullirit shoqërohet shumë mirë me bukën dhe është në gjendje të reduktojë indeksin glicemik të tij.

Në këtë aspekt, ky kombinim, thotë Marco Siliano, drejtor i Operativa Alimentazione Nutrizione e Salute dell’Istituto Superiore di Sanità në Itali, do të ishte zgjedhja më e mirë për një vakt ushqimi.

Megjithatë, duhet thënë se kohët e fundit në Itali dhe në Evropë ka një rënie të konsiderueshme të konsumit të këtyre dy produkteve, duke u zëvendësuar nga ushqime të tjera, që në shumicën e rasteve janë më pak të shëndetshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:38

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë. 

Disa ushqime mund të konsumohen pas ringrohjes së tyre, por disa të tjera mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin. J

Postuar: 20/02/2018 - 21:59

Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe shëndetshëm, nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.

Postuar: 20/02/2018 - 21:29

Kafja dhe cigarja në mëngjes janë padyshim një nga kombinimet e preferuara të duhanpirësve.

Postuar: 20/02/2018 - 14:32

Kolesteroli i lartë

Postuar: 20/02/2018 - 10:05

Gjëndra e tiroides dihet tashmë që është shumë e rëndësishme të qëndrojë në parametra ideal sepse ndikon në shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Postuar: 19/02/2018 - 22:11

Një pije e ngrohtë dhe e shëndetshme që mund ta përgatisni në çdo moment.

Postuar: 19/02/2018 - 07:49

Kur bëhet fjalë për kocka të forta, ka dy lloje lëndësh ushqyese të rëndësishme: kalciumi dhe vitamina D.