Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Byrek ose pite me mish pa petë

Postuar: 28/11/2017 - 22:54

Byreku ose pitja, të gatuar kështu, janë shumë të shijshëm, por ajo që është e dhe më e rëndësishme, gatuhen shumë lehtë.

Nevojiten:

▪ 4 vezë,

▪ 250 gr mish të bluar,

▪ 1 presh,

▪ 1 ajkë ose jogurt,

▪ 6 lugë grizë,

▪ 6 lugë miell,

▪ 1 qese pluhur për simite,

▪ 50 ml vaj,

▪ kripë, piper.

Përgatitja:

Preshin priteni në rrathë, fërgojeni në vaj dhe shtoni mishin e bluar, pastaj fërgojeni edhe pak.

Shtoni kripën dhe piperin. Lëreni të ftohet.

Tundni vezët, shtoni miellin dhe grizin në të cilën keni përzierë pluhurin e simiteve.

Kësaj shtoni mishin e bluar pastaj jogurtin apo ajkën dhe të gjitha përzieni.

Tepsinë lyeni dhe në të qiteni brumin. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni në 200 gradë 35 minuta.

Byrekun ose piten e ftohtë priteni në katrorë dhe shërbejeni me kos apo jogurt. /albeu.com/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 22:36

Milkshake, apo përzierja e frutave me qumësht përmes mikserit elektrik, është një trend i njohur për personat që janë dashamirës të shëndetit dhe peshës ideale po ashtu. 

Postuar: 21/05/2018 - 21:56

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë, por pagjumësia është një sëmundje që zë ka shumë njerëz.

Postuar: 21/05/2018 - 21:23

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht

Postuar: 21/05/2018 - 20:41

Në ato raste kur dëshiron të heqësh qafe aknet që të kanë dalë në mjekër, tani është më e thjeshtë për ta bërë këtë.

Postuar: 21/05/2018 - 19:38

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe, nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të

Postuar: 21/05/2018 - 19:18

Flitet gjithnjë e më shumë për ushqimin e shëndetshëm dhe raportin mes shëndetit të organizmit tonë dhe asaj që hamë.

Postuar: 21/05/2018 - 19:02

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.