Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? 5 burime të fibrave që duhet t’i merrni tani

Postuar: 16/04/2018 - 09:50

Të ushqyerit në jetën tonë është shumë e domosdoshme për të gjithë ne, që të marrim të gjitha vitaminat dhe mineralet. Një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup luajnë fibrat, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri. Ja cilat janë disa nga burimet më të mira të këtyre lëndëve ushqyese.

Bajamet

Kokërr për kokërr, bajamet janë një nga frutat e thata më të pasura me fibra, ku sigurojnë rreth 3 gramë për 28 gramë.

Rezultate imazhesh për bajamet

Fasulet

Fasule, janë të mira vetëm për zemrën, por janë gjithashtu një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese. Fasulet janë ekonomike dhe të lehta për t’u gatuar. Plus, në 15 gramë fasule mund të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për fibrat.

Rezultate imazhesh për fasulet

Manaferra

Frutat e pyllit në përgjithësi janë një burim i mirë i fibrave, megjithatë disa prej tyre kanë më shumë se të tjerët. Manaferrat, për shembull, janë ndër frutat më të pasura në fibra. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë pak kalori, por janë të pasura edhe në shumë lëndë ushqyese. I shtoni ato në lëngje, kos, drithëra etj.

Rezultate imazhesh për manaferra

Farat e lirit

Farat e lirit janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, proteina dhe sigurisht, fibra. Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Rezultate imazhesh për farat e lirit

Bollguri

Bollguri ka një formë kremoze dhe përmban 6 gramë fibra në vetëm 1/3 filxhan. E mendoni bollgurin si një sfungjer që ul nivelet e lipoideve dhe ju mban të ngopur.

Rezultate imazhesh për bollguri

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 13:53

Fëmijët dhe personat e rritur të cilët marrin shpesh pesë lloje antibiotikësh mund të kenë gjasa më të mëdha për zhvillim të gurëve në veshka sesa njerëzit të cilët nuk i marrin.

Postuar: 20/09/2018 - 11:41

Gërhitja është një nga ato probleme që nuk është shqetësim për ata që janë të prekur, por për nje

Postuar: 19/09/2018 - 23:57

 Ka një mundësi që gluteni të bëjë disa njerëz depresivë ose të lodhur dhe shpesh mund të je

Postuar: 19/09/2018 - 23:20

Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trup

Postuar: 19/09/2018 - 23:15

Ti, vëllai dhe motra jeni grindur gjithmonë për të qenë më të favorizuarit e prindërve, por mund

Postuar: 19/09/2018 - 20:28

Përdorimi i antibiotikëve shpesh herë sjell efekte anësore dhe për këtë arsye, vitet e fudit po s

Postuar: 19/09/2018 - 20:02

Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e orientuar tek vezët e ziera mund të jetë efekt