Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Derrat pushtojnë spitalin e Gjirokastrës, pacientët largohen të tmerruar

Postuar: 12/09/2017 - 22:45

Derrat pushtojnë Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbasdites së të martës kur një tufë derrash po enden dhe ushqehen me mbetjet spitalore të cilat gjenden lehtësisht jashtë ambienteve të spitalit, kanë hyrë në brendësi të tij.

Kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek pacientët e sidomos në repartin e pranimit dhe në atë të kirurgjisë, ku menjëherë pasi kanë ndjerë erën kutërbuese të derrave pa fre, kanë ikur nga sytë këmbët.

Njëri prej dëshmitarëve në vendngjarje që është punonjës në Prokurorinë e Gjirokastrës i cili kërkon të ngelet anonim, u shpreh i habitur me situatën që mbizotëroi në orët e mbasdites në spitalin e vetëm rajonal në jug të vendit.

Ka qenë një situatë që as në ëndërr nuk e imagjinoja-u shpreh dëshmitari. Derrat qarkullonin të qetë në spital dhe disa paceintë nisën të largoheshin nën panik nga spitali-shprehet për Juguneës.net punonjësi i Organit të Akuzës në Gjirokastër.

Situata është normalizuar pas disa minutash me ndërhyrjen e pronarit të derrave i cili ka hyrë me nxitim në brendësi të spitalit për të tërhequr kopenë e dythundrakëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2017 - 22:26

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje.

Postuar: 22/11/2017 - 22:02

Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.

Postuar: 22/11/2017 - 21:03

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se na presin ditë të lodhshme e plot angazhime. Kur ndihemi të lodhur apo të përgjumur mendimi i parë që na vjen është të pijmë një kafe.

Postuar: 20/11/2017 - 07:00

Gratë janë përgjegjëse për mënyrën e ushqyerjes dhe zakonet e stilit të jetës së familjes, prandaj ato kanë mundësinë të nxisin apo drejtojnë familjen drejt zakoneve të një stil

Postuar: 18/11/2017 - 22:44

Mos u mendoni dy herë se çfarë do të gatuani sot për drekë, e kemi bërë ne:

Postuar: 16/11/2017 - 21:13

Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur nëse ju bien flokët, pasi ky është një fenomen që mund t’ju ndodhë shpesh gjatë stinës së vjeshtës.