SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Grupi i gjakut ka ndikime të ndryshme në jetën e përditshme, ja si ti zbuloni
Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Korrik 2017
Po të bëni vetëm një kërkim të thjeshtë në Google për 4 grupet e gjakut (A, B, AB dhe 0), mund të zbuloni shumë gjëra, duke filluar nga dieta ushqimore deri tek pajtueshmëria me partnerin/en. Disa studime e kanë lidhur grupin e gjakut me disa sëmundje të caktuara , si dhe me ndikime të ndryshme në jetë.
1.Tërheqja nga mushkonjat: Njerëzit me grup gjak 0 mund të jenë dyfish të rrezikuar të pickohen nga mushkonjat se ata me lloje të tjera të grupit të gjakut, nga zbuluar një studim i ri nga shkencëtarët japonezë. Megjithatë, nuk kemi vetëm lajme të këqija për njerëzit me këtë grup gjaku: studime të tjera kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga format më vdekjeprurëse të malaries – një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat.
2.Bakteri në zorrë: Probiotikët, mikrobet në zorrë dhe bakteret që qëndrojnë në sistemin tretës mund të ndikojnë në shëndet. Para disa vitesh, shkencëtarët evropiane patën zbuluar se bakteret tek zorrët e njeriut janë të predispozuar të ndahen në 3 kategori të veçanta. Hulumtuesit shkencorë kanë hamendësuar – jo provuar – se kjo ndarje mund të bazohet tek grupi i gjakut të një personi.
3.Rreziku për alkoolizim: Disa studime të mëparshme, flasim për vitet ‘70-80, kanë zbuluar një lidhje të dobët mes grupit A të gjakut dhe shkallës së lartë të alkoolizmit. Shumë studime i kanë lidhur komponentë të caktuar të gjakut, të quajtur antigjenë, me këtë sëmundje. Këto studime sugjerojnë se antigjenet e tipit A mund të alternojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj alkoolit në të njëjtat mënarya si ndikon tek intoksikimi. Gjithashtu, faktorët gjenetikë rrisin me 50% rrezikun për alkoolizim, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.
4.Vuajtja nga stresi: Studime të ndryshme i kanë lidhur nivelet e hormonit kortizol të stresit me gjithçka, nga plakja e parakohshme deri tek dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme apo ëmbëlsira. Rritja afatgjate e niveleve të kortizolit – që lidhet me stresin kronik – mund të sjellë pasoja të rënda në shëndet. Një fakt i tillë mund të jetë një lajm i keq për njerëzit me grup gjaku 0. Një studim nga Departamenti Amerikan i Shoqatës së Veteranëve sugjeron se nivelet e kortizolit tek njerëzit me grup gjaku ) mund të qëndrojnë të larta më gjatë se grupet e tjera të gjakut pas një ngjarjeje stresuese.
5.Tendenca për të kundërshtuar: Sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Neuropsychobiology’, njerëzit me grup gjaku A kanë tendencë më shumë për të shfaqur çrregullime apo sjellje obsesive-kompulsive. Ndërsa një studim i ti nga shkencëtarët japonezë ka zbuluar një lidhje me grupit të gjakut A dhe tendencën për të kundërshtuar, që autorët e përshkruajnë si ‘zell, stabilitet pavarësisht acarimit dhe lodhjes.