Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja disa këshilla si të hiqni dorë nga duhani

Postuar: 11/07/2017 - 21:26

Dëmet e duhanit dihen tashmë, por pavarësisht kësaj njerëzit prap nuk heqin dorë.

Edhe pse ka shumë prej tyre që duan ta bëjnë në fakt e kanë shumë të vështirë.

Ekspertët japin disa këshilla që ju ndihmojnë të lini duhanin:

Bëhu optimist për zgjidhjen tuaj.

Shmangni mendimet negative se lënia e duhanit është e vështirë sepse kjo mund të ju vë nën stres para se të filloni.

Numëroni të gjitha arsyet të cilat ndikojnë në vendimin tuaj për të mos pirë duhanin.

Kur ti shkruani në një letër të gjitha arsyet (shëndetësore, financiare), do të keni një ide se çfarë do të fitoni nëse liroheni nga ky ves.

Zgjedhni arsye të fortë se pse dëshironi ta lini duhanin.

Zakonisht, faktet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin nuk janë të mjaftueshme për të ju mbajtur më larg tij. Është e nevojshme të keni arsye të fuqishme personale.

Ndoshta ajo do të jetë dëshira juaj për të mbrojtur të dashurit tuaj nga dëmet e pirjes pasive të duhanit, frika nga kanceri i mushkërive ose dëshira për pamje më të mirë të fytyrës dhe dhëmbëve tuaj. Zgjedhni një arsye e cila do të jetë mjaft e fortë për ta vrarë dëshirën tuaj edhe për një cigare.

Filloni me ndryshimet në stilin e jetës.

Praktikoni më shumë aktivitet fizik, pini më shumë lëngje, mos pini duhan në shtëpi ose automobil. E gjithë kjo është një fillim i mirë i cili do t’ju sjellë në rrugën e duhur.

Zgjedhni një datë. Është mirë që kjo datë të jetë diçka e rëndësishme për ju.

Kjo datë mund të jetë ditëlindja juaj, ndonjë festë ose diçka e ngjashme. Kjo do të jetë më e lehtë për ta përcjellur kohën se sa gjatë më nuk pini duhanin dhe do të keni edhe një arsye më shumë për ta festuar atë ditë.

Vë bast me ndonjë mik/mikeshë ose me partnerin tuaj se mund të lini duhanin.

Kjo do të ju jepë më shumë arsye për ta mbajtur fjalën, por mund të motivoheni edhe më shumë për të vërtetuar se keni karakter të fortë.

Tregoni të afërmve tuaj se keni vendosur të heqni dorë nga pirja e duhanit.

Është shumë e rëndësishme për ta marrë mbështetjen e nevojshme para dhe sidomos pasi të keni vendosur për një gjë të tillë.

Zvogëloni numrin e cigareve

Derisa ju ofrohet data kur keni vendosur lënien e duhanit, duhet që gradualisht të zvogëloni numrin e cigareve që pini. Më poshtë kemi zgjedhur 10 mënyra për ta bërë këtë. Nuk do të thotë se duhet ti zgjedhni të gjitha, por vetëm ato që mendoni se do të ju ndihmojnë.

Shmangni pirjen e duhani në mënyrë “automatike”.

Para ndezjes së çdo cigare, mendoni mirë se vallë dëshironi ta ndezni ose këtë e bëni vetëm nga zakoni.

Mos e pastroni enën ku i hidhni cigaret.

Në këtë mënyrë do të shihni se sa cigare keni pirë, kurse vetë era do të krijojë neveri për pirjen e duhanit.

Mos i mbani cigaret afër vetes.

Sa që ofrohet dita e lënies së duhanit aq më larg duhet të qëndrojnë cigaret nga ju. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 14:58

Fiku, fruta e parajsës e cila ripërtërin, forcon, e ruan shëndetin dhe fshin rrudhat, thuhet në studimin që transmeton Standard. Një bimë që jep shumë ndërsa i nevojitet pak, vetëm tokë e varfër dhe ndonjë pikë e ujit, konsiderohet ushqim i njohur për vetitë shëruese.

Postuar: 28/07/2017 - 14:51

Pse të zgjedhim një spec të verdhë e jo një jeshil? Cili është ndryshimi mes lakrës së bardhë dhe asaj të kuqe? Çfarë kuptimi kanë ngjyrat e perimeve për sa u përket v

Postuar: 27/07/2017 - 22:32

Një studim i kryer së fundmi tregon pasojat e përdorimit të celularëve tek nënat gjatë shtatzanisë.

Postuar: 27/07/2017 - 21:03

Nëse ndryshe nga shumica problemi juaj është të shtoni peshë ka disa gjëra që mund të bëhen. 
Si Te Shtojmë Peshë

Postuar: 26/07/2017 - 22:47

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

Postuar: 26/07/2017 - 21:15

Sëmundjet të gjitha janë të tmerrshme dhe të vështira për t'u kaluar.

Postuar: 25/07/2017 - 20:48

Rutina do të ndryshojë kur të lexoni gjërat e ndaluara në darkë.