Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kafja, e dobishme për organizmin, ja sa herë në ditë duhet ta konsumoni

Postuar: 18/05/2017 - 20:38

Studimet thonë se dy filxhanë me kafe në ditë bëjnë mirë për organizmin pasi kafeina ndihmon në luftën e sëmundjeve të mëlçisë.

Disa pije tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve, sidomos ato me kafeinë. Pijet e nxehta ndikojnë  në ritmet kardiake, ulin rrezikun e kancerit të lëkurës, zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit e shumë të tjera.

Ja disa lajme të mira për ata që shijojnë konsumin e  kafes: shkencëtarët kanë arritur të lidhin konsumin e rregullt të saj me një rrezik të reduktuar të cirrozës së mëlçisë. Prija e dy filxhanëve me kafe në ditë duket se zvogëlon shanset e zhvillimit të sëmundjes me 44 për qind, duke u bazuar në të dhënat e 430,000 personave të testuar në nëntë studime.

Cirroza shkakton  vdekjen e rreth 1 milion njerëzve çdo vit dhe mund të shkaktohet nga konsumi i tepërt i alkoolit, infeksionet e hepatitit, çrregullime të imunitetit dhe sëmundje të mëlçisë yndyrore (lidhur me obezitetin dhe diabetin).

Kështu që konsumoni kafe të paktën dy herë në ditë. Ndoshta nuk ju shëron, por ju mbron nga sëmundjet

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2017 - 20:51

Sëmundja e kancerit po vret çdo vit miliona njerëz anembanë botës, dhe jo gjithmonë kapet në fazat e hershme të saj.

Por sipas shkencëtarëve trupi ynë vazhdimisht na dërgon sinjale për të na treguar kur gjërat nuk janë duke shkuar aspak mirë.

Postuar: 22/05/2017 - 17:34

Njerëzit me diabet duhet të merren me joga për të mbajtur gjendjen në kontroll.

Postuar: 22/05/2017 - 14:50

1.Forcon kockat: Problemet e eshtrave si reumatizma, spoliatroza apo artriti  tashmë janë një problematikë familjare për shumicën e lexueseve tanë.

Postuar: 22/05/2017 - 07:47

Ushqimet që konsumojmë kanë një ndikim shumë të madh në çdo aspekt të trupit, edhe në plakjen e tij. Kujdes kur të konsumoni ushqimet e mëposhtme:

1.Të skuqurat

Postuar: 21/05/2017 - 16:32

Të zgjohesh në mes të natës e të shohesh që jastëku, çarçafët e rrobat janë bërë qull në djersë, nuk është shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje të vetme , por e 5 problemeve s

Postuar: 21/05/2017 - 11:22

Jemi në prag të muajit të qershive, frutave shumë të pëlqyera, por përveç shijes ato sjellin edhe jashtëzakonisht shumë vlera ushqyese.