Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Katër vajrat esencialë që kurojnë dhimbjen e migrenës brenda 1 ore

Postuar: 17/07/2017 - 20:35

Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues.

 

Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës. Medikamentet e shtrenjta nuk janë gjithmonë efektive. Për këtë arsye duhet të ktheni shikimin tek produktet e nënës Natyrë. Këto janë katër vajrat esenciale që neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjen e migrenës brenda një ore.

 

1. Vaji esencial i mentes: Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.

 

2. Vaji i lavandës: Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremrat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.

 

3. Vaji i ekulaiptit: Vaji i ekualiptit pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.

 

4. Vaji i rozmarinës: Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj, smoothie dhe ujë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 17:50

Ju ka ndodhur që të keni marrje mendsh në verë? Kjo simptomë zakonisht lidhet me dehidratimin, por dhe një arsye tjetër: qarkullimi i gjakut. Nga Qershori e deri në Shtator ne jetojmë në temperatura të larta.

Postuar: 24/06/2018 - 17:20

Hernia është një problem mjekësor që shkakton shumë dhimbje e që ndonjëherë mund të të marrë jetë

Postuar: 24/06/2018 - 15:46

Osteoporoza është e njohur ndryshe si sëmundja kockore e grave, për arsye se shfaqet më tepër tek

Postuar: 24/06/2018 - 14:48

Krijimi i shoqërive të reja nuk është proces edhe aq i lehtë.

Postuar: 24/06/2018 - 10:31

Çokollata e zezë me përqëndrime të larta të kakaos mund të ketë efekte pozitive në nivelet e stre

Postuar: 24/06/2018 - 09:49

Byci është një infeksion akut i gjëndrave sekretore të qepallave, që shkaktohen më shpesh nga bak

Postuar: 23/06/2018 - 22:58

Të pasurit verë në shtëpi, nuk është thjesht një nevojë për të qerasur miqtë që trokasin për