Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nga kanceri i këmbës tek ai i pështymës, këto janë llojet e sëmundjes së shekullit që nuk i njihni

Postuar: 15/07/2017 - 20:22

Një semundje e cila po përhapet në të gjitha format e saj me një shpejtësi të frikshme, stimuluar edhe nga faktori gjenetik, jeta sedentare, ndryshimet klimatike, cilësia e ajrit, ushqimet apo uji që pijmë çdo ditë. Living ju informon vazhdimisht në rubrikën e guidës së shëndetit rreth llojeve të ndryshme të kancerit, shenjave paralajmëruese të tyre apo trajtimit në kohë. 
 

Më poshtë ju tregojmë tre llojet më të rralla të kancerit, të cilët janë thuajse të panjohur dhe shenjave paralajmëruese të tyre:

1.Kanceri i këmbës: Me siguri mund t’ju habisë kjo lloj bashkangjitjeje fjalësh pasi zakonisht keni dhimbje të këmbëve, ënjtje të tyre ose kallo, por kurrsesi kancer të këmbës. Ky lloj kanceri është shumë i rrallë dhe manifestohet me ënjtje të vazhueshme të këmbës, plagë të kuqe në ngjyrë mavi dhe një ndjesi shpuese, e cila çon deri në paralizim të nervave.

2.Kanceri vaginal: Kanceri vaginal është një tumor i rrallë i cili e merr origjinën nga qelizat që veshin siperfaqen e saj.Akoma nuk njihen shkaqet e mirëfillta që shkaktojnë këtë lloj kanceri, por në përgjithesi ndryshimet nisin kur qelizat normale pësojnë një mutacion gjenetik që i kthen ato në qeliza jonormale. Qelizat normale rriten dhe shumëfishohen në një ritëm të caktuar, për një kohë të caktuar. Qelizat kancerogjene rriten jashtë kontrollit dhe grumbullohen duke formuar një masë tumorale. Në format e hershme të zhvillimit të tij nuk jep shenja apo simptoma, kurse në një fazë të avancuar do të vini re:

• Hemoragji vaginale jo të zakonshmer pas marrdhënieve seksuale ose në periudhen pas menopauzës. 
• Rrjedhje vaginale të ujshme 
• Shfaqja e një plage apo mase në vaginë
• Urinimi i dhimbshëm
• Konstipacion (kapsllëk) i zgjatur 

3.Kanceri i gjëndrave të pështymës: Enzimat e prodhuara nga gjëndrat e pështymës kanë një rol jetik për tretjen e duhur të ushqimit dhe për të shmangur infeksionet e mundshme, por edhe ato mund të bien pre e kancerit. Një në 100.000 persona vuan prej tij. Ndër simptomat e para të tij është vështirësia për t'u përtypur, gunca dhe plagë në zona të ndryshme të gojës, gunga pas veshit dhe në qafë. Mund të trajtohet me radioterapi dhe kirurgji në masën 90%.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/11/2017 - 22:51

Kungulli vlerësohet si njëri nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Në botë ekzistojnë rreth 800 lloje të kungujve.

Ky ushqim çudibërës do t’ju ndihmojë që të ndiheni më të lumtur, për shkak se përmban aminoacide që ndikon në hormonin e lumturisë.

Postuar: 22/11/2017 - 22:26

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje.

Postuar: 22/11/2017 - 22:02

Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.

Postuar: 22/11/2017 - 21:03

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se na presin ditë të lodhshme e plot angazhime. Kur ndihemi të lodhur apo të përgjumur mendimi i parë që na vjen është të pijmë një kafe.

Postuar: 20/11/2017 - 07:00

Gratë janë përgjegjëse për mënyrën e ushqyerjes dhe zakonet e stilit të jetës së familjes, prandaj ato kanë mundësinë të nxisin apo drejtojnë familjen drejt zakoneve të një stil

Postuar: 18/11/2017 - 22:44

Mos u mendoni dy herë se çfarë do të gatuani sot për drekë, e kemi bërë ne: