Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me substancat që krijojnë më tepër varësi nga çdo gjë

Postuar: 13/10/2017 - 14:34

Varësia është diçka shkatëruese sado e vogël të jetë. Çdo gjë që ne konsumojmë, kur na pëlqen kemi tendencën ta provojmë sërish, por ndryshe ndodh me disa substanca të tjera. Ato jo vetëm që mund t’i duash sërish, por do bëjë ço gjë për ti pasur. Kështu disa ekspertë holandez përfshirë këtu psikiatër, pedagogë universiteti, apo edhe kimistë janë bërë së bashku për të nxjerrë 5 substancat të cilat krijojnë më tepër varësi.

E para është Heroina, e cila konsiderohet si droga që krijon varësinë më të fuqishme ndaj përoruesve të saj. Efekti i saj shkon direkt tru, duke e furnizuar këtë të fundit me morfinë, e cila ndryshon perceptimin e gjërave apo mënyrës se si ndjejmë dhimbje. Më pas në tru prodhohet një ndjenjë e fuqishme euforie nga e cila përdoruesi nuk do donte të shkëputej. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit e kërkjonë mbi ço gjë këtë drogë.

Në vendin e dytë renditet Kokaina. Kjo lloj droge furnizon trurin me substanca  të shumta të “hormonit të lumturisë” ose siç e njohin të gjithë dopamina. Ndjesia e kënaqësisë konsiderohet aq e madhe sa shumë prej përdoruesve të saj do linin edhe ushqimin për të. Dëmtimet e saj në organzëm janë të pariparueshme, sidomos ato që i shkakton trurit.

Në vendin e tretë renditet Nikotina, elementi kryesor i gjendur në tabako dhe substanca që i bën njerëzit të varur nga duhani. Pas tyre vijnë menjëherë antiepresantët të cilët mund të krijojnë varësi të forta te pacientët. Në vitet 60 ato përdoreshin në masë nga njerëzit për të marrë efektet qetësuese në trup.

E fundit por jo më pak e rëndësishme është alkooli. Numri i të alkoolizuarve në botë sa vjen e po shtohet duke prodhuar shifra alarmante.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Vezët e zjera në mikrovalë mund të shpërthejnë, por ka edhe më keq

Postuar: 07/12/2017 - 22:46

Vezët e zjera konsumohen më mirë të ftohta, por nëse i ringrohim ato në mikrovalë dhe i shpojmë, lëvozhga dhe të brendshmet e tyre mund të shpërthejnë me zhurmë të fortë, duke lëshuar copa të nxehta në të gjitha drejtimet.
 

Postuar: 05/12/2017 - 22:29

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm, përsa i përket vlerave dhe vitaminave që mbart veza.

Postuar: 29/11/2017 - 20:02

Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund të zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm.

Postuar: 28/11/2017 - 22:54

Vezët janë përbërësit thelbësor për shumë receta. Vezët kanë bërë bujë në lajme për humbje të peshës.

Postuar: 28/11/2017 - 22:54

Byreku ose pitja, të gatuar kështu, janë shumë të shijshëm, por ajo që është e dhe më e rëndësishme, gatuhen shumë lehtë.

Nevojiten:

▪ 4 vezë,

Postuar: 28/11/2017 - 22:45

Tërshëra është një produkt që shpesh është përdorur vetëm në raste dobësimi, por në të vërtetë ajo ka një ndikim të madh në lidhje me shëndetin e organizmit tonë.

Postuar: 28/11/2017 - 22:38

Në këto ditë të ftohta, dhimbja e kokës është e pranishme tek të gjithë njerëzit. Ja disa mënyra si ta lehtësoni atë, me produktet më natyrale.