BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Parandaloni kancerin e gjirit me këtë regjim ushqimor

Parandaloni kancerin e gjirit me këtë regjim ushqimor

Sipas një studimi gjerman, të ushqyerit me shumë arra, fruta dhe peshk do të ndikojë në uljen marrjes së receptorëve negativë të estrogjenit dhe për pasojë uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit.

Sipas tyre ndjekja e një diete mesdhetare do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt duke ulur rrezikun me 40%.Cilat janë ushqimet e një diete mesdhetare?Ajo duhet të jetë e pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, arra, perime dhe drithëra (kryesisht tërshërë), e cila ul edhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Studimi

Ata gjetën një lidhje të madhe ndërmjet ndikimit të kësaj diete dhe uljes së receptorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin e gjinjve të gruas, dhe kryesisht në uljen e rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit në periudhën pas shfaqjes së menopauzës, e cila është kategoria më e rëndë e kësaj sëmundje duke qënë se nuk mund të trajtohet me hormone.

Kjo dietë përfshin në veten e saj një sasi shumë të pakët të mishit të kuq, ëmbëlsirave si edhe të grurit të rafinuar si buka apo orizi i bardhë.

Gjithashtu konsumimi i alkoolit duhet të jetë shumë i moderuar.

Në studim janë përfshirë mijëra gra, ku nga studimi i fundit që u krye në 3.354 prej tyre u arrit përfundimi se ushqimi më i fuqishëm që lufton këta receptorë është arra, e cila pasohet nga frutat dhe peshku.

Një studim që është publikuar dhe prezantuar në “American Society of Clinical Oncology Meeting” sygjeroi një dietë të tillë si një armë e fuqishme kundër kancerit të gjirit, e cila duhet të shoqërohet edhe me një aktivitet të mirë fizik! Bëhet fjalë për mënyjen javore e dietës mesdhetare.

Meny-ja javore e Dietës Mesdhetare

Dieta mesdhetare është më shumë se një dietë. Ajo është çelësi për jetëgjatësi të shëndetshme, andaj bëni mire ta përqafoni si mënyrën tuaj të jetesës. Dekada më parë, ajo ishte mënyra natyrale e jetesës për shumë njerëz në pellgun e Mesdheut, veçanërisht në Spanjë, Itali dhe Greqi. Aktiviteti i lartë fizik dhe ushqimi mesdhetar zhvilluan një kulturë, e cila në vitin 2010 u shpall nga UNESCO si “Trashëgimi kulturore jo materiale për njerëzimin”. Kjo është e vetmja dietë, e cila ka marrë këtë vlerësim. Për fat të keq, në ditët e sotme dieta origjinale ka ndryshuar dhe dietologët po përpiqen të rikthejnë atë që konsiderohet një model i shëndetshëm i të ushqyerit, për të jetuar shumë vjet me një cilësi të lartë jetese. Megjithatë, të ndjekësh një dietë mesdhetare nuk duhet vetëm të zgjedhësh ushqimin e duhur, por edhe të dish çfarë të mos konsumosh. Duke marrë parasysh faktin që dieta mesdhetare është një element kulturor shumë i rëndësishëm, prindërit duhet të mësojnë si të rregullojnë zakonet e ushqyerjes së fëmijëve. Duhet të mësohen të shmangin produktet e përpunuara dhe t’i zëvendësojnë ato me ushqime të freskëta dhe natyrale. Më poshtë do të njiheni me menynë javore të dietës mesdhetare

E hënë

Mëngjesi1 filxhan qumësht ose kos me tërshërë, 3 kokrra arra (bajame ose lajthi)DrekaSallatë (domate, kastravecë, speca etj) me vaj ulliri të cilësisë së parë Fasule të gatuara me vaj ulliri të cilësisë së parë, bukë të zezëDarkaSupë me zarzavate (kunguj, karota, patate, qepë, speca etj) e gatuar me vaj ulliri të cilësisë së parë, makarona me salcë domate (salca e gatuar me vaj ulliri), 1 lugë djathë Parmigian, kos.

E martë

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të thekur, 1 racion djathë të bardhë, disa feta domate dhe kastravecëDrekaSallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, fileto viçi pa dhjam (e pjekur me pak vaj ulliri) shoqëruar me lakra të egra me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezëDarkaSallatë me zarzavate të freskëta (rukola, domate etj), perime të pjekura (speca, patëllxhanë, kunguj etj), me vaj ulliri dhe limon, djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, bukë të zezë

E mërkurë

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, 1 fetë bukë të zezë, 1 kokërr vezë të zierDrekaSallatë me zarzavate të freskëta, speca të mbushur me oriz (të gatuar me vaj ulliri)DarkaSupë krem me kungull të verdhë, sallatë me zarzavate e peshk ton (me vaj ulliri), bukë të zezë

E enjte

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, 1 lugë mjaltëDrekaSallatë me zarzavate të freskëta me vaj ulliri të cilësisë së parë, peshk i pjekur në furrë (ose skarë) me patateDarkaSallatë me zarzavate të freskëta, byrek me miell integral me zarzavate (i gatuar me pak yndyrë), 1 filxhan kos.

E premte

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhëDreka Sallatë me zarzavate të freskëta, fileto pule e pjekur me pak yndyrë, shoqëruar me speca dhe kunguj të pjekur, me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezëDarka Sallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, omëletë me brokoli, gjizë pa kripë, bukë të zezë.

E  shtunë

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhëDrekaSallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, makarona me kunguj dhe arra, 1 lugë çaji me djathë ParmigianDarkaSupë me zarzavate gatuar me vaj ulliri, sallatë (me fasule të ziera, domate, qepë etj) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezë.

E  dielë

Mëngjesi 1 filxhan qumësht ose kos, bukë të zezë, djathë të bardhë, vezë të zierDrekaSallatë me zarzavate të freskëta e vaj ulliri, peshk ose fruta deti të pjekura në skarë, shoqëruar me zarzavate (të gatuara në avull) me vaj ulliri dhe limon, bukë të zezëDarkaSallatë me zarzavate të freskëta, vaj ulliri dhe uthull (ose limon), rizoto me zarzavate (i gatuar me vaj ulliri), 1 lugë çaji djathë Parmigian, 1 filxhan kos.