Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pjepri, magjia që bën në organizëm

Postuar: 17/07/2017 - 19:04

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave magjikë për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ul stresin, përmban disa lloje vitaminash, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

 

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

 

Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

 

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga mëlçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

 

Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, sipas ‘Agri.al’

 

Në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

 

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 07:51

Trupi juaj duket sikur funksionon pak më shpejt pasi keni pirë kafen tuaj të mëngjesit, shkruan Health.com.Studimet kanë treguar se kafeina ju jep më shumë energji dhe ju bën më të vëmendshëm.

Postuar: 25/04/2018 - 07:35

Çaji i rozmarinës është ideal edhe për rritjen e flokëve.

Postuar: 25/04/2018 - 07:16

Si kujdeseni për lëkurën kur zgjoheni në mëngjes? Jeni të sigurta që në rutinën tuaj të bukurisë nuk kanë vend këto gabime? Ja pse nuk duhen përsëritur në të ardhmen...

Postuar: 24/04/2018 - 22:50

Trupi i një të rrituri përbëhet nga 50-60 për qind ujë. Ai është jetësor për shëndetin tonë dhe luan rol kryesor në funksionim normal të trupit.

Postuar: 24/04/2018 - 22:19

Marrja e ushqimeve të ndryshme mund të shkaktojë pasoja teksa merrni mjekime apo ilaçe por ndonëse ju kurrë nuk e ditur lidhjen dhe pasojat që ato und të shkaktojnë tek ju.

Postuar: 24/04/2018 - 21:04

Nëse ka një familje ushqimore e cila duhet konsumuar patjetër, ajo është familja e bimëve te gjelbra me gjethe.

Postuar: 24/04/2018 - 20:55

Mënyra se si e nisim ditën tonë është mjaft e rëndësishme për mënyrën se si vazhdon dita jonë.