Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Po ju dalin thinjat? Provoni këtë maskë për flokët

Postuar: 12/02/2018 - 20:02

Shumica e grave kanë frikë nga paraqitja e thinjave që është edhe një sinonim i plakjes.

Në fakt, në treg ka shumë ngjyra të flokëve që pa dyshim se mund të mbulojnë thinjat tuaja por megjithatë kjo ka edhe efektet anësore.

Prandaj nëse urreni faktin se flokët tuaj po thinjen dhe dëshironi një zgjidhje natyrale për këtë problem, atëherë maska e mëposhtme është ideale për ju.

Ky tretman natyral do t’ju ndihmojë t’i thoni lamtumirë flokëve të thinjura.

Kjo maskë e mrekullueshme do t’ju ndihmojë të arrini rezultate shumë të mira në mënyrën më të shpejtë të mundshme, duke përdorur përbërësit që me siguri se i keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit dhe gjërat që ju duhen:

Shampo dhe balsam për flokët

6 patate

2 litra ujë

Tigan me kapak

Një shishe e zbrazët e shamponit

Një kulluese

Si ta përgatisni këtë maskë?

Fillimisht, pastroni patatet mirë. Më pas, qëroni ato dhe lëvoret e patateve vendosni në tigan bashkë me ujin. Lërini të ziejnë për rreth një orë.

Më pas, lëreni këtë përzierje të ftohet. Kullojeni dhe lëngun e përfituar vendoseni në shishen e shamponit.

Lani flokët me shampon dhe balsam, si zakonisht. Pasi ta largoni balsamin me shumë ujë, vendoseni ujin e patateve mbi flokë. Masazhoni flokët dhe skalpin me lëvizje rrethore.

Pas kësaj, mos i shpëlani flokët. Lërini të thahen në mënyrë natyrale ose me tharëse flokësh.

Këtë tretman përsëriteni tri herë në javë dhe ju shumë shpejt do t’i harroni thinjat!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2018 - 18:09

Një nga trendet e kohëve të fundit është konsumi i ujit me kripë natyrale. Ndërsa disa pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energji, të tjerë janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.

Postuar: 27/05/2018 - 14:28

A është kanceri një sëmundje e trashëgueshme dhe a mbartet në ADN-në që brezat i përcjellin njëri-tjetrit?

Postuar: 27/05/2018 - 14:24

Dy gota lëng qershie në ditë kompensojnë 25 minuta më pak gjumë dhe 14 minuta qëndrim në krevat zgjuar.

Postuar: 27/05/2018 - 14:02

Një nga trendet e kohëve të fundit është konsumi i ujit me kripë natyrale.

Postuar: 27/05/2018 - 11:27

Edhe pse është e njohur që larja e duarve është një element i shëndetit të mirë, hulumtimet e parakohshme kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t’i

Postuar: 27/05/2018 - 09:46

Për momentin, tregjet janë plot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq. Por, çfarë është yndyra?

Postuar: 26/05/2018 - 22:48

Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia).