Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse kripa është e dëmshme dhe çfarë sasie duhet të konsumoni

Postuar: 14/03/2018 - 11:38

Të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për shëndetin tonë. Por, fakt i pamohueshëm është që edhe kripa shkakton shumë dëme në trupin tonë , madje ndoshta më shumë se sheqeri.

Por përse sasitë e mëdha të konsumimit të kripës janë të dëmshme dhe si ta dini a jeni duke konsumuar shumë kripë. Cili është limiti i rekomanduar? Sasia e kripës që e konsumoni ka lidhje të drejtpërdrejt me shtypjen e gjakut.Pse? Epo, për shkak se kripa absorbon ujë. Sasia e tepërt e kripës në trup mbahet për ujin në gjak, rrjedhimisht e trashë atë dhe e detyron trupin ta pompojë më shpejt.

Kështu, aq më e lartë shtypja e gjakut, aq më e madhe tendosja në zemrën, arteret, veshkat dhe trurin tuaj.Ky fenomen shpie në sulme të zemrës, të trurit, demencë dhe sëmundje të veshkave.Veshkat janë më pak të afta t’i absorbojnë lëngjet e trupit, arteret bëhen më të trasha për të pompuar më shumë gjak, gjë e cila është e rrezikshme nëse arteret i keni të bllokuara.Shtypja e lartë e gjakut mund të shkaktojë edhe angjinë duke mos lejuar që mjaftueshëm oksigjen të shkojë në qelizat e zemrës.Edhe truri dëmtohet nga konsumimi i tepërt i kripës sepse me kohën gjaku nuk mund të shkojë aty, dhe kjo shkakton demencë dhe probleme tjera.

Por, çfarë sasie të kripës duhet ta konsumoni brenda një dite?Sasia e rekomanduar është 6g në ditë, e cila është 2.4g sodium dhe kjo është rreth një lugë gjelle kripë.Sasia të cilën fëmijët e konsumojnë duhet të jetë më e vogël, ku fëmijët prej 1 deri 3 vjet rekomandohet t’i konsumojnë 2g kripë në ditë (0.8g sodium), fëmijët prej 4 deri 6 vjet duhet t’i konsumojnë 3g (1.2g sodium), ata 7 deri 10 vjet duhet t’i konsumojnë 5g (2g sodium) dhe ata mbi 11 vjet lejohet ta konsumojnë sasinë e njëjtë sa të rriturit.

Vlen të përmendet se bebet nuk duhet të konsumojnë kripë sepse veshkat e tyre nuk janë të zhvilluara sa për ta përpunuar atë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:53

Kemi hyrë në stinën e verës dhe temperaturat e larta tashmë janë problem i madh.

Këshilla fikse që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë!

Postuar: 18/06/2018 - 18:09

Rigoni është një barishte aromatike plot shije, por rigoni i kuq është tejet i njohur për aftës

Postuar: 18/06/2018 - 17:55

Osteopororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të

Postuar: 18/06/2018 - 16:53

Është e vështirë të krahasosh vlerat ushqyese të frutave të thata, sikurse bajamet arrat e të tje

Postuar: 18/06/2018 - 16:43

Të gjithë ne e dimë tanimë se Vitamina C është ndër më esencialet për një jetë të shëndetshme.Por

Postuar: 18/06/2018 - 16:12

A vuani nga sëmundjet kronike?

Postuar: 18/06/2018 - 14:58

Një në katër persona mund të vuajë nga sëmundjet e zemrës dhe numri i të prekurve nga këto të fun