Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rishfaqet sëmundja e fruthit në Shqipëri

Postuar: 15/01/2018 - 20:54

Prej 30 vitesh konsiderohej e zhdukur po sëmundja e fruthit është rishfaqur në popullatën shqiptare. Burime nga QSUT dhe ISHP pohojnë se të paktën 11 fëmijë janë diagnostikuar me fruth. Të njëjtat burime pohojnë se fëmijët po mbahen në karantinë në pavionin e pediatrisë në QSUT. Njoftohet se të gjithë fëmijët nuk e kanë kryer vaksinën e fruthit që është e detyrueshme për moshën 1 dhe 5-vjeçare.

Gjendja e fëmijëve nuk paraqet rrezik për jetën porse ekziston rreziku i përhapjes së fruthit tek fëmijët e pavaksinuar që mendohet se janë mbi 1 mijë të tillë. Shkak për mosvaksinimin e fëmijëve u bë zhurma e shkaktuar dy vite më parë në dosa portale të huaja ku shkruhej se vaksina mmr shkakton autizmin tek fëmijët 1 vjeç. Të pavaksinuar ka edhe fëmijë të komitetit me ngjyrë si dhe fëmijë që i kanë prindërit fetarë që e refuzojnë hapur vaksinën. Ndërkohë ekspertë të ISHP në mënyrë të vazhduar kanë bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MMR që sipas saj nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë lidhje me shfaqjen tek fëmijët të çrregullimit të spektrit autik.

Ndërkohë sipas ekspertëve, Shqipëria rrezikon shumë pasi sëmundja e fruthit po njeh një përhapje të gjerë në Europë dhe në rajonin e Ballkanit ku në Kosovë është shënuar edhe viktima e parë me fruth./Bw/

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 07:49

Kur bëhet fjalë për kocka të forta, ka dy lloje lëndësh ushqyese të rëndësishme: kalciumi dhe vitamina D. Kalciumi forcon strukturën e kockave dhe të dhëmbëve, ndërkohë që vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit dhe zhvillimin e kockave.

Postuar: 19/02/2018 - 07:22

Nëse pini rreth 4 filxhanë kafe në ditë, jeni 10% më pak të rrezikuar të kaloni në depresion, krahasuar me personat që nuk  e konsumojnë fare kafen, sugjeron një studim nga

Postuar: 17/02/2018 - 18:09

Ngjyra e verdhë e thonjve mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me sinuset ose bronkit kronik.

Shkaktarët e thonjve të verdhë

Postuar: 16/02/2018 - 22:54

Të vogla në madhësi, por shumë të shëndetshme! Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh përfshirë vitaminën E, vitaminën B6, B1

Postuar: 16/02/2018 - 20:49

Shumica e njerëzve pinë një filxhan kafe ose një filxhan ujë të ftohtë menjëherë pas zgjimit.

Postuar: 16/02/2018 - 14:49

Mënyra më e lehtë për të luftuar kundër kancerit është të ngrënit shëndetshëm dhe të pasurit një dietë të kontrolluar.

Postuar: 16/02/2018 - 09:01

Kanceri fitohet gjithashtu duke luajtur paraprakisht, duke ndjekur “rregullat e arta” të diktuara nga një fjalë magjike: parandalimi.