Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sezoni i rënies së flokëve, ja si të shpëtoni nga ky makth

Postuar: 16/11/2017 - 21:13

Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur nëse ju bien flokët, pasi ky është një fenomen që mund t’ju ndodhë shpesh gjatë stinës së vjeshtës.

Kjo rënie sezonale e flokëve do të zgjasë përafërsisht 6 - 8 javë, mirëpo nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse ndoshta nuk është shkaktari kryesor vjeshta.

Shkaktari ndoshta mund të jetë më serioz, p.sh. debalanca hormonale, sëmundjet e gjëndrave tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, teprica e vitaminës A, por edhe stresi i pashmangshëm. Për të forcuar flokët tuaj mund të bëni edhe vetë maskën ushqyese, për të cilën disa femra konstatojnë që është magjibërëse.

Receta për maskën e flokëve:

Në një lugë qumësht të ngrohtë tretni 1 lugë të vogël mjaltë apo sheqer, pastaj shtoni 20 gramë tharmë të freskët.

Lini në vend të ngrohtë 15 – 20 minuta, në mënyrë që të fermentohen.

Masën e përftuar hidheni në direkt në flokë të lagura, mbështilleni me qese najloni dhe me peshqir të ngrohtë.

Maskat e këtilla kërkojnë së paku një orë, mirëpo më së miri është që të qëndrojë 2 -3 orë në flokë. Shpëlani maskën dhe flokët lani me shampo.

Maska nga tharmi përdoret një herë në javë dhe mund të aplikohet për një periudhë 10 – 15 javë.

Pas kësaj periudhe bëni një pauzë prej tre muajsh dhe rifilloni sipas nevojës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 22:38

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë. 

Disa ushqime mund të konsumohen pas ringrohjes së tyre, por disa të tjera mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin. J

Postuar: 20/02/2018 - 21:59

Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe shëndetshëm, nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.

Postuar: 20/02/2018 - 21:29

Kafja dhe cigarja në mëngjes janë padyshim një nga kombinimet e preferuara të duhanpirësve.

Postuar: 20/02/2018 - 14:32

Kolesteroli i lartë

Postuar: 20/02/2018 - 10:05

Gjëndra e tiroides dihet tashmë që është shumë e rëndësishme të qëndrojë në parametra ideal sepse ndikon në shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Postuar: 19/02/2018 - 22:11

Një pije e ngrohtë dhe e shëndetshme që mund ta përgatisni në çdo moment.

Postuar: 19/02/2018 - 07:49

Kur bëhet fjalë për kocka të forta, ka dy lloje lëndësh ushqyese të rëndësishme: kalciumi dhe vitamina D.