Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shenjat e para të kancerit të gjirit

Postuar: 11/10/2017 - 21:16

Nuk jemi të sigurt se përse qelizat bëhen kanceroze, mirëpo supozojmë se është një ndryshim në përbërjen gjenetike të qelizës që shpie drejt ndarjes dhe shumëfishimit të pakontrolluar të këtyre qelizave.

Shumica e kancereve të gjirit nuk paraqiten me asnjë lloj simptome. Me raste të rralla shenja e parë e kancerit të gjirit mund të jetë dhimbja e gjirit.

Cilat janë shenjat e para të kancerit të gjirit?

Zakonisht, shenjat e kancerit të gjirit përfshijnë provë radiografike të një mase të rritur, që pulson, ndryshime të lëkurës (si pamje e portokallit të zhvoshkur), futje brenda e thimthit dhe ndonjëherë një skuqje e fortë, që nuk reagon ndaj antibiotikëve (karcinomë inf1amatore e gjirit).

A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit?

Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantëve është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre!

Cilat janë shanset për shërim?

Shanset për shërim varen shumë nga faza e sëmundjes në kohën e diagnostikimit. Faza e parë e kancerit të gjirit (tumor më i vogël se 2 cm pa pasur nyja limfatike) ka shkallë shërimi 95%.

Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të qenë agresiv dhe proaktiv gjatë kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, për të bërë kontroll profesional çdo vit dhe për të bërë mamografi sipas udhëzimeve më lart.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 38

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 16:05

Pushimet mbaruan dhe shkolla filloi. Në mëngjes, përveç punëve të përditshme, tashmë do duhet të përgatisni dhe ushqimin për fëmijët në shkollë.

Postuar: 18/09/2018 - 15:50

Pjesa më e madhe e njerëzve e nisin ditën me një kafe për të qenë produktiv dhe energjik gjatë di

Postuar: 18/09/2018 - 15:20

Ndonjëherë nuk kemi besim aq sa duhet në maskat e firmave të ndryshme ndaj dhe hezitojmë për ti b

Postuar: 18/09/2018 - 13:59

Sëmundja prej të cilës vuajnë më shumë shqiptarët është Hipertensioni, i njohur ndryshe si tensio

Postuar: 18/09/2018 - 13:48

Një studim i publikuar së fundmi, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdeks

Postuar: 18/09/2018 - 13:28

Eshtë bërë e zakonshme të shohim se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së par

Postuar: 18/09/2018 - 13:28

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë.