Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shenjat që jep trupi kur e teproni me kripën

Postuar: 12/02/2018 - 21:55

Trupi i njeriut ka nevojë për çdo vitaminë, element kimik, mineral etj në mënyrë që të kryejë të gjitha proceset metabolike! Kripa ndihmon në mbajtjen e nivelit të lëngjeve të trupit në normë, që muskujt të funksionojnë siç duhet.

Nëse trupi i njeriut nuk ka natrium mjaftueshëm, presioni i gjakut mund të ulet me shpejtë duke na rrezikuar shëndetin, ndaj mjekët rekomandojnë të pini pak ujë me kripë kur ju bie tensioni.

Megjithatë, teprimi me kripën mund të rezultojë gjithashtu shumë i rrezikshëm. Më poshtë renditen të gjitha shenjat që paralajmërojë se po merrni më shumë kripë nga sa duhet.

Ju jeni të etur gjatë gjithë kohës

Kur ju merrni shumë kripë përmes ushqimeve, trupi ka nevojë për lëngje për të pastruar organizmin në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.

Enjtje

Nëse ndjeni që kyçet, gjunjët i keni të fryrë kjo është një shenjë që trupi juaj po mban ujë të tepërt, për shkak se kripa ndihmon në këtë gjë.

Dhimbje kockash

Kur trupi është i mbingarkuar me kripë, ju duhet të pini shumë ujë në mënyrë që të nxirrni kripën jashtë. Kjo ju bën të urinoni më shpesh, duke humbur kalcium. Deficienca e kalciumit mund të çojë në osteoporozë.

Gurë në veshka

Ngrënia me tepri e kripës shkakton formimin e gurëve kristalorë në veshka.

Tensioni i lartë i gjakut

Balancimi i lëngjeve dhe natriumit në trup është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në qarkullimin e gjakut. Trupi mban më shumë ujë, kur niveli i natriumit është i lartë, duke shkaktuar tendosjen e enëve të gjakut.

Nuk mund të përqendroheni

Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë arteriet! Kjo bën të vështirë qarkullimin e gjakut dhe mosfurnizimin e trurit me mjaftueshëm gjak duke shkaktuar mungesë përqendrimi.

Dhimbje koke të shpeshta

Një studim nga Universiteti Johns Hopkins tregoi se njerëzit që konsumonin 1500 mg natriumi kishin 25 përqind shanse për të vuajtur nga dhimbjet kronike të kokës krahasuar me ata që merrnin 500 mg natrium në ditë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 14:44

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Postuar: 12/12/2018 - 14:23

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion.

Postuar: 12/12/2018 - 14:04

Uji me limon është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

Postuar: 12/12/2018 - 14:00

Nëse doni të hiqni dorë nga këto sëmundje pa pasur efekte anësore, ekziston një ilaç i shkëlqye

Postuar: 12/12/2018 - 13:57

Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës.

Postuar: 12/12/2018 - 12:27

Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marri

Postuar: 12/12/2018 - 11:54

Qepa është një aleat kundër shumë problemeve.