Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkencëtarët rusë gjejnë kurën për kancerin?

Postuar: 19/04/2017 - 22:49

Shkencëtarët rusë thonë se në bashkëpunim me kolegët evropianë kanë gjetur një mënyrë që në të njëjtën kohë të diagnostikojnë dhe të trajtojnë kancerin, ndërsa metoda e re përfshin përdorimin e nanogrimcave të silikonit për të zbuluar dhe shkatërruar qelizat e kancerit me ndihmën e ultrazërit.

Në këtë rast, metoda e re e trajtimit nuk do të dëmtojë qelizat e shëndetshme, raporton Sputnik.

"Ne kemi gjetur një regjim të 'butë' me efekt terapeutik në qelizat e kancerit, të cilat nuk çojnë në shkatërrim masiv të qelizave, por siç duket, vjen deri te shkatërrimi kryesisht brendaqelizor të organeleve me nanogrimca", thotë Andrej Sviridov nga Universiteti Shtetëror "Lomonosov" në Moskë.

Ai u shpreh se kjo metodë çon në një efekt të fortë terapeutik. Fizikanët, kimistët, biologët, dhe madje edhe nanoteknologët në vitet e fundit kanë filluar të zhvillojnë metoda të reja për kryerjen e operacioneve kirurgjikale dhe terapive që janë kryer pa hapjen e trupit dhe shkaktimin e dëmtimit të indeve dhe organeve.

Për shembull, ekspertët kanë zhvilluar grimca që janë futur në tumor dhe pastaj i kanë nxehur duke përdorur një laser, i cili e shkatërron kancerin por nuk dëmton qelizat e shëndetshme, ndërsa ngjashëm vepron edhe terapia e gjenve dhe barnat e veçanta që pengojnë rritjen e enëve të gjakut dhe tumoret dhe kështu "ngulfasin" qelizat e kancerit.

Sviridov dhe kolegët e tij, të cilët punojnë nën drejtimin e profesor Victor Timoshenko, kanë krijuar tashmë nanogrimca të veçanta të silikonit të veshur me një përbërje të veçantë polimeri, të cilat njëkohësisht mund të përdoren për studimin dhe për "vrasjen" e kancerit, me ndihmën e ultrazërit.

Problemi kryesor i këtyre metodave në trajtimin e kancerit, thonë shkencëtarët, deri më tani ishte se me ultratinguj dhe nanogrimcat që absorbohen shpesh veprojnë pa dallim dhe shkatërrojë jo vetëm tumoret, por edhe qelizat e shëndetshme.

Përveç kësaj, këto nanogrimca me shpejtësi shpërbëhen në trup, që nuk i lejon shkencëtarët që t’i hulumtojnë për shkak të jetës së shkurtë dhe toksicitetit të tyre.

Ekspertët rusë nga "Lomonosov" tashmë e kanë zgjidhur këtë problem, dhe në atë mënyrë që nanogrimcat e silikonit poroz i kanë veshur me një shtresë të dekstranit, biopolimerit nga molekulat e glukozës.

Grimca të tilla, siç vënë në dukje biologët, jo vetëm që shpërbëhen më ngadalë në krahasim me homologët e tyre të "zhveshur", por edhe ndriqojnë kur rrezatohen me rrezet ultravjollcë, e cila mundëson që indet dhe qelizat të studiohen.

Këto grimca shkencëtarët i shqyrtuan në kulturat e qelizave të kancerit në fytin e njeriut, dhe në atë mënyrë që e rrezatuan me ultrazë në prani dhe në mungesë të nanogrimcave.

Eksperimentet kanë treguar se ultratingulli "i pastër" nuk vepron në qelizat e kancerit, ndërsa në kombinim me nanogrimcat i vret me kujdes.

Përveç kësaj, këto nanogrimca, theksojnë shkencëtarët, mund të përdoren për shpërndarjen e ilaçit dhe të molekulave të tjera në qelizat e shëndetshme dhe qelizat e kancerit.

Nxehja duke përdorur ultratingujt apo radio valët do t’i bëjnë molekulat e ilaçit më të lëvizshme, dhe me këtë ato do të forcojnë efikasitetin e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 13:41

Një veteran i ShBA humbi organet gjenitale dhe këmbët pas një shpërthimi bombe në Afganistan dhe është gati për tu operuar që të ketë përsëri penisin dhe transpantin e skrotumit.

Postuar: 26/04/2018 - 12:04

Çaji nuk ndihmon vetëm në ditë të ftohta për të ju ndryshuar sadopak temperaturen e trupit, dhe as nuk është i vlefshëm vetëm në rastet kur mund të jeni grip.

Postuar: 26/04/2018 - 10:20

Ekspertët thonë se nuk duhet të hani pas orës shtatë në mbrëmje dhe shpjegojnë pse darka e vonshme mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Postuar: 26/04/2018 - 08:31

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.Megjithatë sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që

Postuar: 26/04/2018 - 08:27

Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine.Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se

Postuar: 26/04/2018 - 07:14

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni.Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i ti

Postuar: 25/04/2018 - 22:42

Një studim i ri sugjeron se kosi mund të jetë një alternativë efektive për trajtimin e depresionit, pasi përmban bakterin “probiotik laktobacilus”.