Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpëton nga aknet! Adoleshentja pëson transformim drastik falë dy përbërësve natyralë

Postuar: 16/04/2018 - 14:31

Keni akne në fytyrë dhe nuk dini çfarë të bëni? Të gjithëve na ndodh që fytyra jonë të jetë e mbushur me akne. Mund të kemi shkuar për vizitë tek dermatolugu por përsëri medikamentet apo kremërat që kemi përdorur nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Kjo adoleshente ka pësuar transformim drastik falë dy përbërësve natyralë si çaji jeshil dhe mjalti.

Hilda Paz Robles, nga Las Vegas, nuk kishte pasur asnjëherë puçrra në fytyrë, deri në momentin kur në prill të vitit 2017 filloi të zhvillonte akne cistike. Nuk ia kishte idenë se nga i ishin shkaktuar, prandaj filloi të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Disa njerëz i thanë se mund të jenë hormonet ose si pasojë e ndonjë infeksioni, ndërsa halla i rekomandoi që të pinte çaj majdanoz ose jeshil.

Hilda arriti të shpëtojë nga aknet duke konsumuar çaj jeshil me mjaltë 3 herë në javë. Ajo aplikonte në fytyrë edhe një maskë me gjethet e çajit jeshil dhe mjaltë, të cilën e mbante në fytyrë për të paktën 30 minuta deri në 2 orë.

Pasi fytyra filloi t’i pastrohej duke ndjekur vetëm këto dy hapa, ajo filloi të përdorte edhe maska të tjera me përbërës natyralë, si aloe, kastravec dhe çaj jeshil, ose maska tjetër me aloe, bimë mjekësore dhe ujë trëndafili.

Mund të duket pak si e pabesueshme që këto dy përbërës të bëjnë kaq mrekulli, megjithatë është vërtetuar që çaji jeshil mund të përdoret për të pastruar dhe trajtuar aknet sepse përmban një përbërës antioksidues i quajtur EGCG, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Mjalti, nga ana tjetër, është provuar dhe testuar disa herë si përbërës kryesor për pastrimin e akneve. Ky përbërës natyral njihet për vetitë  e tij zbutëse, antiseptike, anti-fungale dhe anti-bakteriale.

Peroksidi i hidrogjenit i gjendur tek mjalti ndihmon për të ulur inflamacionin dhe skuqjen tek lëkura, prandaj është një përbërës kaq i mirë për heqjen e akneve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2018 - 23:00

Duke pasur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë nga qershitë, por duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura mirë. Më poshtë janë disa nga vlerat e këtij fruti.

Postuar: 17/07/2018 - 22:45

Normat e lejuara të PH në gjak janë 7.35 dhe 7.45 që do të thotë që duhet të jetë lehtësisht ba

Postuar: 17/07/2018 - 22:08

Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.

Postuar: 17/07/2018 - 22:04

Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.

Postuar: 17/07/2018 - 21:56

Kumbulla e zezë është burimi kryesor i të ardhurave për të paktën 140 prodhues të vegjël dhe të m

Postuar: 17/07/2018 - 20:56

Farat e susamit ofrojnë yndyrna të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm.

Postuar: 17/07/2018 - 20:28

Vajzat dhe zonjat që janë të përkushtuara ndaj kujdesit të lëkurës e dinë mirë se ç’kënaqës