Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si e dëmton stresi tiroiden dhe cilat janë kurat natyrale që përdoren

Postuar: 13/03/2018 - 12:42

Stresi është një nga armiqtë më tinzarë për shëndetin. Prania e tij mund të shkaktojë kaos në çdo qelizë të organizmit. Në rastin e tiroides, stresi mund të përkeqësojë funksionin e saj dhe të shkaktojë atë që njihet si hipertiroidizëm ose prodhimi të tepërt të hormonit të tiroides.
Lidhja mes stresit dhe hipertiroidizmit
Stresi dhe hipertiroidizmit lidhen nëpërmjet gjendrave suprarenale. Stresi, sidomos kur është kronik mund të ndryshojë gjendrën e tiroides. Stresi kronik nënkupton stres të vazhdueshëm për të paktën tre muaj. Këtu përfshihet nervozizmi dhe acarimi. Kur stresi shfaqet, stimulon dy anët e gjendrave suprarenale. Kjo shkakton dobësim dhe ndryshim të sistemit imunitar. Pas kësaj, në organizëm shfaqen një sërë inflamacionesh. Është vetë sistemi ynë i brendshëm që na sulmon duke perceptuar një rrezik të lartë. Sistemi i brendshëm nuk gjen dot burimin e këtij kërcënimi dhe sulmon veten. Më pas është tiroidja që sulmon sistemin imunitar.
Si mund të shmanget vetshkatërrimi nga stresi?
Kujdes me Ushqimin
Mos shmangni asnjë vakt ushqimor që mund të shkaktojë ndryshim të metabolizmit. Kujdes me konsumin e kafesë, alkolit, sheqerit, pijeve të gazuara dhe çokollatave që intensifikojnë stresin. Merrni vitamina dhe minerale si: selenium, zink, hekur, bakër, vitaminat A, B,C dhe E. Konsumoni sa më shumë të gjelbra si spinaqi, sallatat, bizelet, fara kungulli, fruta të thata, perime të gjelbra dhe agrume.
Flini 7-9 Orë
Stresi ndikon negativisht cilësinë e pushimit. Vendosni orare dhe përmbajuni atyre si për ushqyerjen ashtu edhe për gjumin. Mos hani ushqim 2 orë përpara gjumit. Dy orë përpara gjumit, fikni telefonin dhe kompjuterin dhe përpiquni të ndërgjegjësoheni për gjërat me vlerë.
Mbani Nën Kontroll Emocionet
Sigurisht që një gjë e tillë nuk është e lehtë. Shqetësimet e sotme mos i shtyj për nesër. Përballuni me problemet përpara se të bëhen të pamenaxhueshme. Përqendrohuni në të tashmen. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.
Kryeni aktivitet fizik ose flisni me miqtë.
Duke qenë se stresi dhe hipertiroidizmi janë të lidhura fort, mjaftojnë të ndiqni këto strategji të thjeshta që të vëni re ndryshim në gjendjen tuaj. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 45

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 14:44

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Postuar: 12/12/2018 - 14:23

Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion.

Postuar: 12/12/2018 - 14:04

Uji me limon është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina.

Postuar: 12/12/2018 - 14:00

Nëse doni të hiqni dorë nga këto sëmundje pa pasur efekte anësore, ekziston një ilaç i shkëlqye

Postuar: 12/12/2018 - 13:57

Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës.

Postuar: 12/12/2018 - 12:27

Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marri

Postuar: 12/12/2018 - 11:54

Qepa është një aleat kundër shumë problemeve.