Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të gatuajmë pastiço me vezë dhe qumësht

Postuar: 18/11/2017 - 22:44

Mos u mendoni dy herë se çfarë do të gatuani sot për drekë, e kemi bërë ne:

Një tavë të shijshme me pastiço. Ideale për këtë vakt, mjaft e shijshme me produkte që të gjithë i kemi në frigoriferin tonë dhe shumë e lehtë për t’u gatuar.

Përbërësit:

300 gr pasta

400 ml qumësht

3 vezë

djath i bardhë

djath kaçkavall i grirë

gjalpë

arrë moskat

kripë

piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë pastën në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë.

Në një enë rrahim mirë 2 vezë, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërish rrahjen edhe për pak çaste. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskat dhe në këtë mënyrë kemi formuar "salcën" në të cilën do të gatuhet pasta.

E vendosim këtë të fundit në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e formuar më sipër dhe rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme.

E mbulojmë pastiçon me vezën e fundit që na mbeti, e rrahur më parë, e spërkasim sipër me pak djathë kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë në 180°C për rreth 20-25 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe.

Pasi të jetë pjekur, e lemë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 22:36

Milkshake, apo përzierja e frutave me qumësht përmes mikserit elektrik, është një trend i njohur për personat që janë dashamirës të shëndetit dhe peshës ideale po ashtu. 

Postuar: 21/05/2018 - 21:56

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë, por pagjumësia është një sëmundje që zë ka shumë njerëz.

Postuar: 21/05/2018 - 21:23

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht

Postuar: 21/05/2018 - 20:41

Në ato raste kur dëshiron të heqësh qafe aknet që të kanë dalë në mjekër, tani është më e thjeshtë për ta bërë këtë.

Postuar: 21/05/2018 - 19:38

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe, nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të

Postuar: 21/05/2018 - 19:18

Flitet gjithnjë e më shumë për ushqimin e shëndetshëm dhe raportin mes shëndetit të organizmit tonë dhe asaj që hamë.

Postuar: 21/05/2018 - 19:02

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.