Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si ta kuptoni se po shkoni drejt depresionit

Postuar: 11/09/2017 - 12:58

Depresioni është një sëmundje serioze mendore që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Në kundërshtim me besimin popullor, simptomat e depresionit nuk janë të kufizuara në ndjenjat e trishtimit. Në fakt, sëmundja përfshin një gamë të gjerë të simptomave – disa nga të cilat janë përshkruar më poshtë – të cilat ndikojnë negativisht në jetën e përditshme.

“Në vitin 2014, rreth 15.7 milion të rritur të moshës 18 ose më të vjetër në Shtetet e Bashkuara, kanë pasur të paktën një episod depresiv madhor. Ky numër përfaqëson 6.7% të të gjithë të rriturve të SHBA-së”,sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor. Ndjenja e dëshpërimit, pavlefshmërisë dhe pafuqisë: Personi që vuan nga depresioni nuk mund të mendojë në mënyre racionale.

Shpesh e fajëson veten për të gjitha situatat e këqija. Edhe tek depresioni i lehtë janë të pranishme këto ndjenja, por më pak ekstreme. Paaftësia e të menduarit pozitiv dhe ndjena e humbjes së kontrollit ndaj të gjitha situatave dhe vendimeve janë shenjat e para të depresionit: Nëse ai person shpesh thotë që nuk ka shumë mundësi, fat dhe se ndihet i padobishëm dhe i pakuptimtë, ka nevojë për ndihmë profesionale.

Këto simptoma shumë shpesh bëhen edhe më intensive dhe personi fillon t’i kujtojë të gjithë gabimet e bëra në të kaluarën, për çka vazhdimisht e fajëson veten. Humbja e interesit: Personi nuk ka interesim për aktivitetet të cilat ka frekuentuar më përpara siç janë ushtrimet, gatimi, leximi, televizori ose shëtitja. Mund të fillojë të refuzojë çfarëdo aktiviteti, të dalë nga shtëpia ose të takohet me miqtë dhe anëtarët e familjes.

Po ashtu disa njerëz depresivë humbin interesimin për të kryer marrëdhënie seksuale. Lodhja kronike dhe mungesa e energjisë: Lodhja dhe mungesa e energjisë mund t’ju ndodhë të gjithëve, por nëse pa arsye të forta zgjasin më shumë se 2 javë, në pikëpyetje është një problem më i madh. Njerëzit depresivë, shpesh janë të plogësht dhe të dobët.

Personi i ngadaltë shpesh ankohet që është joproduktiv dhe ka mungesë të energjisë. Lodhja kronike është problem serioz i shpirtit dhe trupit. Qasja e keqe dhe mungesa e motivimit, mund të sjellin pasoja negative kur janë të pranishme njëkohësisht. Shqetësimi konstant dhe nervozizmi: Disa njerëz që vuajnë nga depresioni shpesh janë në ndonjë mënyrë hiperaktivë dhe nervozë.

Nëse vëreni që personi i afërm për një periudhë më të gjatë ka shpërthime në temperament, shpesh është nervoz, ulet dhe çohet i shqetësuar, provoni ta ndihmoni. Personi depresiv shumë shpesh i zmadhon të gjitha problemet. Kjo shenjë nuk është vetëm vetëm pesimizëm, por rruga drejt depresionit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 21:13

Në Shqipëri, dhalla është një nga pijet më të preferuara të të gjitha stinëve, përgatitet nga kosi dhe uji, ndërkohë që në shumë raste përfshihet dhe kripa.

Postuar: 22/07/2018 - 20:52

Qëndrimi drejt e lejon diafragmën të punojë në mënyrë më efikase.

Postuar: 22/07/2018 - 19:50

Është mbajtur gjatë sekret prej mjekëve: Receta që zhduk qeskat nën sy dhe rrudhat për katër ditë

Postuar: 22/07/2018 - 18:20

Gjumi zë një pjesë të rëndësishme në jetën e gjithësecilit.

Postuar: 22/07/2018 - 17:49

Krahas ujit, në përbërje të shalqirit gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi,

Postuar: 22/07/2018 - 17:42

Manikyri dhe pedikyri në këtë shekull janë aq të zakonshme sa larja e dhëmbëve dhe flokët e rregu

Postuar: 21/07/2018 - 23:50

 Cigaret elektronike përmbajnë metale toksike të rënda.Hulumtimet e fundit flasin për dëshmi