Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studimet: Kafja të zgjat jetën

Postuar: 12/07/2017 - 09:34

Me sa duket jo vetëm molla edhe një kafe në ditë, mban doktorin larg. Për të gjithë ata që ‘vdesin’ për kafe vjen lajmi i mirë. Pija e zezë të zgjat jetën.

 

Sipas dy studimeve të publikuara në revistën “Annals of Internal Medicine”, kush konsumon një filxhan kafe 235 ml në ditë ka një rrezik më të ulët me 12% për vdekje nga të gjitha shkaqet (shqetësime kardiake, kancer, iktus, diabet, probleme të frymëmarrjes dhe të veshkave).

 

Për ata që konsumojnë tre ose më shumë filxhanë, vdekshmëria është më e ulët me 18% krahasuar me ata që nuk e pinë, raporton TgCom.

Studimi i parë është drejtuar nga Marc Gunter, epidemiolog i IARC- International Agency for Research on Cancer (Agjencia Ndërkombëtare për kërkimet mbi kancerin) dhe ka marrë në analizë konsumimin e kafes nga rreth 520 mijë subjekte që vinin nga 10 vende të Europës: i ka monitoruar për 16 vjet dhe ka analizuar vdekjet dhe shkaqet e vdekjes.

 

Studimi i dytë është drejtuar nga Veronica W. Setiavan nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, duke përfshirë 185 mijë individë afroamerikanë, aziatik-amerikan, latino-amerikan dhe kaukazianë. Pavarësisht se mostrat referente ishin heterogjene, rezultatet ishin mjaft të ngjashme me studimin e Gunter.

 

Kafeja duket se ka efekte pozitive e të dobishme në mëlçi, në sistemin e tretjes dhe në përgjithësi nga pak në të gjithë organizmin. Merita për këto përfitime nuk është kafeina, por substanca të tjera të pranishme në pijen e errët. Kafeja përmban disa elemente, të tilla si polyphenols, acidet Chlorogenic dhe substanca të tjera të pasura me antioksidantë./ BW

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2017 - 22:57

Mjalti dhe qumështi kanë veti mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut. Prej vitesh, mjalti është përdorur si ilac natyral për shumë sëmundje për shkak të efekteve që ka në përbërje.

Postuar: 21/09/2017 - 19:05

Rënia e flokëve gjatë stinës së vjeshtës është një problematikë që ata që e kanë provuar, e kuptojnë rëndësinë e saj.

Postuar: 21/09/2017 - 17:35

Organizata Botërore e Shëndetit ka vënë alarmin për mbarimin e antibiotikëve në mbarë botën.

Postuar: 21/09/2017 - 13:54

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ush

Postuar: 20/09/2017 - 22:52

Të gjithë mbajmë sekrete, sado e pamundur të na duket, ashtu si të gjithë mund të japin fjalën që nuk do flasin për diçka dhe e bëknë.

Postuar: 19/09/2017 - 22:28

Një vajzë 21 vjeçare nga Amerika rrefen se si joga e ka ndihmuar në shërimin e kancerit.

Postuar: 19/09/2017 - 21:06

Studiuesit në Britani të Madhe tërheqin vërejtjen që njerëzit të cilët nuk hanë mjaft shpesh mish peshku rrezikohen nga sëmundje serioze.